Çfarë janë armët bërthamore taktike, me të cilat Putin po kërcënon Ukrainën dhe Perëndimin?

3 Tetor 2022, 12:32Bota TEMA

Çfarë  janë armët bërthamore taktike, me të

Armët taktike bërthamore kanë nisur që të përmenden gjithnjë e më shpesh në skenën ndërkombëtare, teksa duke u përballur me humbjet e rënda në fushën e betejës në Ukrainën Lindore, presidenti Vladimir Putin ka kërcënuar se Rusia do të “përdorë të gjitha sistemet e armëve të disponueshme” në rast se do të kërcënohet integriteti territorial i Rusisë.

Putin e ka cilësuar luftën në Ukrainë si një betejë ekzistenciale kundër Perëndimit, për të cilin ai tha se dëshiron ta dobësojë, përçajë dhe shkatërrojë Rusinë. Presidenti i SHBA-së, Xho Bajden i kritikoi kërcënimet e hapura bërthamore të Putinit kundër Evropës.

Ndërkohë, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg e minimizoi kërcënimin, duke thënë se Putini “e di shumë mirë se një luftë bërthamore nuk duhet të ndodhë kurrë dhe se ajo nuk mund të fitohet nga asnjëra palë”.

Kjo nuk është hera e parë që Putin përdor kërcënimin me armët e tij bërthamore në përpjekje për të penguar NATO-n të vazhdojë ndihmën ndaj Ukrainës. Arsenali i madh i armëve bërthamore taktike që zotëron Rusia, dhe që nuk i nënshtrohen asnjë traktati ndërkombëtar, dhe doktrina e Putinit për kërcënimin e përdorimit të tyre, i kanë rritur ndjeshëm tensionet.


Por armët bërthamore taktike, nuk janë thjesht një lloj tjetër arme në fushën e betejës. Armët bërthamore taktike, të quajtura ndonjëherë si armët bërthamore jo-strategjike, janë ndërtuar për t’u përdorur në fushën e betejës. Për shembull për të asgjësuar formacionet e mëdha të këmbësorisë dhe njësitë e blinduara.

Ato janë më të vogla se sa armët bërthamore strategjike, që janë armët që lëshohen përmes raketave balistike ndërkontinentale. Armët bërthamore taktike ndryshojnë në rendimentin e tyre, që varion nga 1-50 kiloton, krahasuar me armët bërthamore strategjike, të cilat kanë një rendiment që varion nga rreth 100 kiloton në mbi 1 megaton.

Edhe pse, armë shumë më të fuqishme sesa kaq u zhvilluan gjatë Luftës së Ftohtë. Sa për referencë, bomba atomike e hedhur në Hiroshima ishte 15 kiloton. Prandaj disa armë bërthamore taktike janë të afta të shkaktojnë një shkatërrim në shkallë të gjerë.

Kështu bomba më e madhe konvencionale, Mother of All Bombs ose MOAB, që ka përdorur SHBA-ja, ka një rendiment prej 0.011 kilotonë. Edhe sistemet e lëshimit të këtyre armëve priren të kenë rreze më të shkurtër, zakonisht nën 500 kilometra krahasuar me armët bërthamore strategjike, të cilat zakonisht janë të dizajnuara për të kapërcyer kontinentet.

Për shkak se forca shpërthyese e armëve bërthamore me rendiment të ulët nuk është shumë më e madhe se ajo e armëve konvencionale gjithnjë e më të fuqishme, ushtria amerikane e ka reduktuar mbështetjen e saj tek ato.

Pjesa më e madhe e stokut të saj të mbetur, rreth 150 bomba graviteti B61, janë të vendosura aktualisht në Evropë. Britania e Madhe dhe Franca i kanë eliminuar plotësisht rezervat e tyre me armë bërthamore taktike. Ndërkohë Pakistani, Kina, India, Izraeli dhe Koreja e Veriut kanë disa lloje të këtyre armëve.

Rusia është vendi që ka ruajtur më shumë armë bërthamore taktike, me një numër që vlerësohet të jetë rreth 2.000. Moska mbështetet me shumë tek ato sesa Uashingtoni, kryesisht për shkak të armëve dhe aftësive më pak të avancuara konvencionale të Rusisë. Armët bërthamore taktike të Rusisë mund të lëshohen nga anije, avionë dhe forcat tokësore. Shumica e tyre janë të vendosura tek raketat ajër-tokë, raketat balistike me rreze të shkurtër veprimi, bomba e gravitetit apo silurët anti-anije dhe tek nëndetëset.

Rusia i ka përditësuar sistemet e saj të shpërndarjes, që ato të jenë në gjendje të mbajnë bomba bërthamore ose konvencionale. Në Perëndim ka aktualisht një shqetësim të shtuar për këto sisteme shpërndarje me aftësi të dyfishta, sepse Rusia ka përdorur shumë nga këto sisteme raketore me rreze të shkurtër veprimi, sidomos Iskander-M, për të bombarduar Ukrainën.

Raketa e lëvizshme balistike me rreze të shkurtër veprimi ruse Iskander-M mund bartin armë konvencionale ose bërthamore. Armët bërthamore taktike janë në thelb më shkatërruese sesa homologët e tyre konvencionalë, madje edhe me ato që çlirojnë të njëjtën energji shpërthyese.

Shpërthimet bërthamore janë më të fuqishme me 10 deri në 100 milionë herë sesa shpërthimet kimike, dhe lënë pas vdekjeprurëse të rrezatimit që do të ndoste ajrin, tokën, ujin dhe furnizimet ushqimore, të ngjashme me pasojat e shpërthimit të reaktorit bërthamor të Çernobilit në vitin 1986.

Në dallim nga armët bërthamore strategjike, armët taktike nuk përqendrohen në shkatërrimin e siguruar reciprok përmes hakmarrjes në shkallë të gjerë apo ombrellës bërthamore për të mbrojtur aleatët. Ndërsa armët bërthamore taktike nuk janë të përfshira në marrëveshjet e kontrollit të armëve, ato me rreze të mesme u përfshinë në traktatin që tashmë ka skaduar të Forcave Bërthamore me rreze të mesme veprimi (1987-2018), që i reduktoi armët bërthamore në Evropë.

Si SHBA-ja po ashtu edhe Rusia i reduktuan arsenalet e tyre të përgjithshme bërthamore nga rreth 19.000 dhe 35.000 përkatësisht në fundin e Luftës së Ftohtë në rreth 3.700 dhe 4.480 në janar të këtij viti. Ngurrimi i Rusisë për të negociuar mbi armët e saj bërthamore jo-strategjike, ka penguar përpjekjet e mëtejshme të kontrollit të armëve bërthamore.

Pyetja kryesore është nëse armët bërthamore taktike janë më “të përdorshme”, dhe për këtë arsye mund të shkaktojnë një luftë bërthamore në shkallë të plotë. Zhvillimi i tyre ishte pjesë e një përpjekjeje për të kapërcyer shqetësimet për shkak se sulmet bërthamore në shkallë të gjerë shiheshin gjerësisht si të paimagjinueshme, armët bërthamore strategjike e po humbnin vlerën e tyre si një pengesë për luftën midis superfuqive.

Ne teori, fuqitë bërthamore do të kishin më shumë gjasa të përdornin armë bërthamore taktike, dhe kësisoj armët do të forconin strategjinë parandaluese bërthamor të një kombi. Por nga ana tjetër çdo përdorim i armëve bërthamore taktike do të nxiste një strategji mbrojtëse bërthamore.

Në fakt, Sekretari i atëhershëm i Mbrojtjes, James Mattis, deklaroi në vitin 2018: “Unë nuk mendoj se ekziston një armë bërthamore taktike. Çdo përdorim i armëve bërthamore në çdo kohë është një ndryshim strategjik i lojës”. Kjo tregon se rreziku i luftës bërthamore ka ndryshuar – dhe ndoshta është rritur – që nga fundi i Luftës së Ftohtë.

SHBA e ka kritikuar strategjinë bërthamore të Rusisë, në të cilën mund të përdoren armët taktike bërthamore për të penguar zgjerimin e luftës për të përfshirë NATO-n. Teksa midis ekspertëve ka mosmarrëveshje, strategjitë bërthamore ruse dhe ato amerikane përqendrohen tek parandalimi.

Për këtë arsye ato përfshijnë sulme bërthamore hakmarrëse në shkallë të gjerë përballë çdo përdorimi të parë të armës bërthamore. Dhe kjo do të thotë se kërcënimi i Rusisë për të përdorur armët bërthamore si një mjet parandalues ​​ndaj luftës konvencionale, po kërcënon një veprim që sipas doktrinës së luftës bërthamore, do të nxiste një sulm bërthamor hakmarrës në rast se do të synonte SHBA-në apo vendet e tjera të NATO-s.

Unë besoj se përdorimi i armëve bërthamore taktike nga Rusia në Ukrainë, nuk do të arrinte të përmbushte asnjë qëllim ushtarak. Diçka e tillë vetëm sa do të ndoste me radioaktivitet territorin që Rusia e pretendon si një pjesë të perandorisë së saj historike, dhe që ndoshta do të zhvendosej brenda territorit real të Rusisë.

Mbi të gjitha, një akt i tillë do të rriste gjasat e ndërhyrjes së drejtpërdrejtë të NATO-s në luftë, dhe do ta shkatërronte tërësisht imazhin e Rusisë në botë. Putin synon që të pengojë sukseset e vazhdueshme të Ukrainës në rifitimin e territorit të pushtuar, duke aneksuar paraprakisht rajonet në lindje të vendit pas mbajtjes së referendumeve farse.

Më pas ai mund të deklarojë se Rusia do të përdorë armët bërthamore për të mbrojtur territorin e ri, me justifikimin se kërcënohet ekzistenca e shtetit rus. Por unë besoj se ky pretendim e bën të pabesueshme strategjinë bërthamore të Rusisë.

Putin ka deklaruar hapur se kërcënimi i tij për të përdorur armë bërthamore taktike nuk është një bllof. Ai e bën këtë sepse nga pikëpamja strategjike, përdorimi i tyre nuk është i besueshëm. Pra në çdo strategji të arsyeshme, përdorimi i armëve është i paimagjinueshëm, ndaj kërcënimi i përdorimit të tyre është sipas përkufizimit një bllof. / Përktheu: abcnews.al

 

3 Komente

  1. T
    Teo

    Ka 70 vjet e keta spo I japin drejtim ceshtjes palestineze,po per 6 muaj na flasim per ukrainen rusisht folese. Njerez te pa skrupullt,prandaj jemi ne kete situate. Perderisa Izraeli Ben cte doje ne Palestine,pse Mo's bej rusia ne Ukraine? Ah po do bejm CA do amerika... Neser do na perdorin ne si Mish per top..

    1. O
      Oresti

      Mos ki frik , ty ste perdor njeri mish per top , ti do te perdorin byth per kar ...se i tille lamash je ...se ben Izraeli cte doje duhet te beje dhe Rusia me Ukrainen ste doje .....bythqir i mir je

      1. a
        anti25642654censurë

        teo ti vazhdo e ha,por sidoqoftë nuk ja kalon erdogënit,në drejtimin e palestinezëve!! rusia nuk bën dot çtë dojë se nuk ka boleeeeee!! izraeli i ka katrore dhe bën çi do ari,jo vetëm me palestinezët ,por dhe me tërë lindjen e mesme,përfshi dhe iranin!! e putini,ka për të shkuar në piçkën e satëme,sado që të hash ti!!

      Lini një Përgjigje