Lufta në Ukrainë, Merkel: BE duhet të bëjë përpjekje diplomatike për t’i dhënë fund, duhet dialog me Putinin, gabim nëse nënvlersohet

19 Maj 2026, 16:10Bota TEMA
Lufta në Ukrainë, Merkel: BE duhet të bëjë

Ish-kancelarja gjermane Angela Merkel ka deklaruar se forca e Bashkimi Evropian qëndron në unitet dhe se Evropa duhet të veprojë më me vetëdije në skenën globale, duke u përfshirë më aktivisht në përpjekjet për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Duke folur në Konferencën Dixhitale re:publica të televizionit publik gjerman WDR, Merkel tha se vendet evropiane duhet të shtojnë përpjekjet diplomatike, duke i parë ato si pjesë të domosdoshme krahas ndihmës ushtarake për Ukraina.

Ajo theksoi se Evropa duhet të luajë rol ndërmjetësues dhe paralajmëroi se as Rusia dhe as aktorët e tjerë globalë nuk duhet të nënvlerësohen, por njëkohësisht as vetë BE-ja nuk duhet të nënvlerësojë fuqinë e saj.

Angela Merkel gjithashtu komentoi rolin e Donald Trump, duke thënë se nuk mjafton që vetëm SHBA të veprojë si ndërmjetës në bisedimet e paqes, por edhe Evropa duhet të jetë pjesë aktive e procesit.

Ajo shtoi se në politikën globale po rritet rëndësia e forcës dhe ndikimit, ndaj uniteti i BE-së është më i domosdoshëm se kurrë për të përballuar sfidat ndërkombëtare.

Duke iu referuar të ardhmes së saj, Merkel tha se nuk synon role të reja politike, përfshirë edhe spekulimet për presidencën gjermane, duke theksuar se përgjegjësinë për negociatat dhe ndërmjetësimin duhet ta mbajnë udhëheqësit aktualë.

2 Komente

  1. P
    Pirdhni se liroheni

    Gunga shterpa Merkel te ben per te qeshur eshte njera nga felliqesirat qe shkaterroj strukturen rracore te BE, kur vete brenda nje periudhe te shkurter futi dhe legalizoj si gjytekar gjermane 1 milion siriane, sot Evropa ka 20% te popullates myslimane, eshte mbushur me afrikane, arabe, aziatik, indiane (Raj Karpura) e lloj lloj plehrash, me keta do te behet uniteti qe jane kunder Perendimit dhe krishterimit? BE ka marre fund, pas 10 vitesh ne Gjermani kar-celar do te jete nje Moohamad

    Përgjigjjuni
    1. M
      Miri

      Idiote. Goca e nje prifti që kërkoi Azyl në Gjermaninë Lindore. Një proruse e betuar. Një shkatërimtare e Gjermanisë, një antishqiptare, një shkaktare e Brexit ... na paraqitet në Tema. E neveritshme

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje