Mbyllet zyrtarisht USAID: Shqipëria përfitoi 189 milionë dollarë 4 vitet e fundit

1 Korrik 2025, 20:14Bota TEMA
Mbyllet zyrtarisht USAID: Shqipëria përfitoi 189 milionë

Duke filluar nga kjo e martë e 1 korrikut, merr fund zyrtarisht roli i Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID).

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, përmes një njoftimi zyrtar në Departamentin e Shtetit, njoftoi ndryshimin në mënyrën se si do të menaxhojë ndihmën e huaj, duke u shprehur se “Për amerikanët dhe shumë njerëz në të gjithë botën, 1 korriku shënon fillimin e një epoke të re të partneritetit global, paqes, investimeve dhe prosperitetit”.

“Gjatë rishikimit të mijëra programeve dhe mbi 715 miliardë dollarëve të shpenzuara gjatë dekadave, u bë e qartë se USAID ka rënë shumë poshtë standardeve për të avancuar interesat e kombit tonë. Nga 1 korriku, USAID do të pushojë së zbatuari ndihmën e huaj. Programet e ndihmës së huaj, që përputhen me politikat e administratës amerikane, do të administrohen nga Departamenti i Shtetit, ku do të ofrohen me më shumë llogaridhënie, strategji dhe efikasitet”.

Sekretari amerikan i Shtetit, Rubio, kritikon ashpër mënyrën sesi USAID ka funksionuar, duke thënë se agjencia “shpesh promovonte ide dhe grupe anti-amerikane” dhe e kishte modelin e saj të ndihmës si një “bamirësi” dhe jo si instrument të politikës së jashtme që shërben për interesat amerikane.

USAID shpërndante fonde edhe në vendet e rajonit, përfshirë edhe Shqipërinë. Nga të dhënat që publikoi i dërguari special i Donald Trump për krizat, Richard Grenell, në fillim të këtij viti, rezultonte se organizatat joqeveritare në Ballkan kishin përfituar nga fondet e USAID vlerën prej 1.7 miliardë dollarësh në periudhën 2020-2024. Sipas të dhënave të Grenell, në Shqipëri organizatat joqeveritare kishin marrë 189 milionë dollarë nga USAID për 4 vite.

Mbyllja e zyrave të USAID në të gjithë botën dhe menaxhimi i ndihmës së huaj nga DASH, sipas sekretarit Rubio, do t’i vendosë Shtetet e Bashkuara të Amerikës në një pozicion më të fortë kundër modeleve shfrytëzuese të ndihmës, si ai i Kinës, dhe do të sjellë një “epokë të re partneriteti global, paqeje, investimesh dhe prosperiteti.”

5 Komente

  1. P
    Poshte transgjinoret

    Nga keto fonde kane perfituar sorrosiste si Linda Rama, Luarasi drejtoreshe e dy fondacioneve per grate si te lajne pidhin me shampo, te mos u zere morra etj etj, Partite e "reja" te drejtuar nga bythe-qire, Arjolaa Xoxa gruaja e Lali Zdromsit..... Keta perfitues duhet te japin llogari per keto miliona dollare te marra dhe te harxhuara per qejfet e tyre dhheblerjet e vilave ne bregdet dhe ne mal......

    Përgjigjjuni
    1. B
      Banda

      Hahahaaa…komenti i dites!

      Përgjigjjuni
      1. Q
        Qejfliu

        Kanë mësuar dhe se si të shkërdhejnë mutër si surrati yt, si dhe zoçkat që ke vërdallë me pare amerikane.

        Përgjigjjuni
        1. F
          Fuck-47-TACO

          Ka perfituar vellai yt qe preu bibilushin dhe ha kar zezakesh non stop. Kuptove bir bushtre qe te polli?

          Përgjigjjuni
        2. T
          Trapi

          Këndej i ndal ndihmat pastaj kërkon që Kina të mos rritë ndikimin në botë.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje