Media italiane: Tirana ndër destinacionet më ekonomike të Evropës

11 Korrik 2026, 08:52Bota TEMA
Media italiane: Tirana ndër destinacionet më ekonomike të

Edhe në muajin korrik është ende e mundur të gjenden dhe të rezervohen fluturime me çmime nën 30 euro. Nga Italia, turistët mund të vizitojnë disa destinacione evropiane me kosto të ulët, një mundësi ideale për ata që nuk kanë zgjedhur ende destinacionin e pushimeve verore ose për ata që kërkojnë një udhëtim të shkurtër gjatë ditëve të nxehta të sezonit, shkruan media italiane “Turisti per Caso”.

Në një artikull, media italiane rekomandon destinacionet me fluturime ekonomike gjatë muajit korrik, duke i cilësuar si mundësi të favorshme për turistët, që duan të organizojnë pushime me buxhet të kufizuar.

Destinacione evropiane me fluturime nën 30 euro

Në listën e destinacioneve me çmime të përballueshme nuk përfshihet vetëm Spanja.

Sugjerohen gjithashtu vende më pak të njohura, të cilat mund të vizitohen lehtësisht nga qytete të ndryshme të Italisë.

Këto destinacione përfaqësojnë një alternativë interesante për turistët, që dëshirojnë të largohen nga rutina e përditshme dhe të përjetojnë një udhëtim veror, përpara sezonit tradicional të pushimeve të gushtit.

Kryeqyteti shqiptar, Tirana, renditet ndër destinacionet më tërheqëse për udhëtime me kosto të ulët gjatë muajit korrik, me fluturime  që mund të gjenden edhe nën 30 euro.

Sipas artikullit, një prej alternativave është nisja nga Aeroporti i Pescara-s në Itali, një zgjidhje veçanërisht e përshtatshme për vizitorët nga rajoni i Abruzzo-s dhe zonat përreth.

Pas mbërritjes në Tiranë, vizitorëve u rekomandohet të eksplorojnë bukuritë natyrore dhe përvojat lokale që ofron Shqipëria.

Ndër vendet që sugjerohen për t’u vizituar janë Liqeni i Bovillës dhe Mali i Gamtit, ndërsa për të apasionuarit pas gastronomisë ofrohet edhe mundësia e një turi për të zbuluar birrat artizanale të qytetit.

Përveç Tiranës, në listën e destinacioneve evropiane me fluturime ekonomike nën 30 euro përfshihen edhe Shkupi në Maqedoninë e Veriut, Palma de Majorka në Spanjë, Marseja në Francë dhe Zagrebi në Kroaci.

1 Komente

  1. n
    nje e vertet e modhe........

    Nese kete foto e ka gazeta italine athere flitet per tallje cari me nje bourdhelo islamikesh e jo destination evropian....!!!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje