Meloni: Nuk do të lejoj që Italia të bëhet kamp refugjatësh të BE-së

20 Shtator 2023, 11:16Bota TEMA

Meloni: Nuk do të lejoj që Italia të bëhet kamp

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni nga margjinat e ceremonisë në OKB në të cilën vendosi një kurorë lulesh në monumentin e Kristofor Kolombit në Nju Jork, ka thënë se nuk do të lejojë që Italia të bëhet kampi i refugjatëve të BE-së.

Ndër të tjera ajo ka theksuar se në këtë situatë është e rëndësishme që vendet ti shpallin luftë trafikantëve të qenieve njerëzore.

“Është e rëndësishme që memorandumi me Tunizinë të vazhdojë, një model për t’u përdorur edhe me kombet e tjera”, tha Meloni.

Ndër të tjera ajo është shprheur se ccështja nuk mund të zhvendoset nga një vend në tjetrin.

“Çështja nuk është ajo e zhvendosjeve, askush nuk mund të mendojë përballë këtyre flukseve, për t’ia kaluar problemin dikujt tjetër”, është shprehur ajo. 

Lini një Përgjigje