Ministri i Jashtëm iranian: Rënia e udhëheqësit Khamenei nuk do të thotë ndryshim regjimi

1 Mars 2026, 17:10Bota TEMA
Ministri i Jashtëm iranian: Rënia e udhëheqësit Khamenei nuk

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi ka deklaruar se vrasja e liderit Suprem të Iranit, Ali Khamenei nuk do të thotë ndryshim të regjimit. Araghchi për Al Jazeera u shpreh se nëse ky është misioni i pamundur nëse ky është plani i Izraelit dhe SHBA-së.

“Nëse qëllimi i tyre është të ndryshojnë regjimin, ky është një mision i pamundur. Rënia e udhëheqësit nuk do të thotë ndryshim regjimi… ne kemi një sistem politik shumë të mirë vendosur. Sistemi është mjaft i fortë për t’i rezistuar çdo turbulence”, tha ai.

Ministri shtoi se nuk ka fitore në këtë luftë. Sipas tij Izraeli dhe SHBA nuk kanë qenë në gjendje të arrijnë objektivat e tyre dhe nuk do të jenë në gjendje t’i arrijnë ato as në ditët në vijim.

“Kjo më kujton luftën e mëparshme – luftën 12-ditore të qershorit të kaluar – kur ata prisnin që brenda dy ose tre ditësh Irani të kapitullonte dhe të dorëzohej. Por u deshën 12 ditë që ata të kuptonin se Irani nuk po dorëzohej dhe se ata nuk kishin zgjidhje tjetër veçse të kërkonin një armëpushim pa kushte”, shtoi ai.

5 Komente

  1. R
    Raketa, misil,avion,nēndetse,trupa

    Irani nuk mund ta fiton luftēn me SHBA-nē, nēse Kina dhe Rusia i japin dritēn jeshila shtēpis sē bardhē.Sot Ameria pērdor zjarrin atomik mē leht se dikur me Japonin, pasi eksperienca hidhur me Vietnamin, ka bērē tē arsyetojn ndryshe.

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kapterri

      Krejt budall ky ajtollau vogel.Ik nga te mundesh se do fluturosh ne ajer.

      Përgjigjjuni
      1. S
        S48

        Kete fund do te kete dhe Shkelzen Khamenei dhe babai tijSaliu, me grate nuk merremi

        Përgjigjjuni
        1. Çelua

          SHUME SHPEJT DHE KETIJ NUK DO TI GJENDEN KOCKAT.

          Përgjigjjuni
          1. ?
            ?!

            Po ju perse gezoheni o pabuksa. Ne fund te fundit ai po mbron vendin e tij nga nje agresion,

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje