Herzog: Përballja me Iranin mund të hapë një epokë të re për Lindjen e Mesme

1 Mars 2026, 14:40Bota TEMA
Herzog: Përballja me Iranin mund të hapë një epokë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog, deklaroi të dielën se shpreson që konfrontimi i vazhdueshëm me Iranin të çojë drejt një “epoke të re” për të gjithë Lindjen e Mesme, përfshirë edhe vetë Iranin.

Gjatë një vizite në Tel Aviv, ku një ditë më parë kishte rënë një raketë iraniane, Herzog e cilësoi situatën si një moment historik për rajonin.

“Ky është një përpjekje historike për të ndryshuar trajektoren në Lindjen e Mesme drejt një të ardhmeje tjetër, një të ardhmeje paqeje”, u shpreh ai.

Ai shtoi se Izraeli do ta kapërcejë këtë fazë të vështirë, duke theksuar shpresën për një të ardhme më të qëndrueshme dhe paqësore për të gjithë rajonin.

1 Komente

  1. G
    Goditje para mbrapa majtas djathtas veri lindje ju

    Para se tē godiste rripin e Gaza-s nē Palestin, kishte njē pērmirsim tē marrdhēnieve tē shteteve Arabe me Izraelin, ndērsa tani ata janē prishur deri nē mijēvjeçarin e arrdhshēm.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje