
Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Oleksii Reznikov ka deklaruar se vendi i tij nuk do të shkatërrohet kurrë nga raketat, edhe kur ato godasin zemrën e kryeqytetit.
“Guximi ynë nuk do të shkatërrohet kurrë nga raketat e terroristëve, edhe kur ato godasin zemrën e kryeqytetit tonë”, është shprehur ai.
Reznikov theksoi se sulmet ruse nuk do të “tronditin vendosmërinë e aleatëve tanë”.
“E vetmja gjë që ata shkatërrojnë në mënyrë të pakthyeshme, është e ardhmja e Rusisë – e ardhmja e një shteti mashtrues terrorist, të përbuzur globalisht”, ka shkruar Reznikov në një postim në Twitter.
Gjatë orëve të fundit, Rusia ka sulmuar Kievin ku janë dëgjuar disa disa shpërthime. Mediat vendase raportojnë për disa të plagosur.
Tensionet midis dy vendeve janë përkeqësuar pasi një shpërthimi të shtunën, në urën e vetme që lidh Rusinë dhe Krimenë, të cilin presidenti Vladimir Putin e cilësoi akt terrorist.
Luftimet e fundit janë fokusuar në rajonet në veri të Krimesë duke përfshirë Zaporizhzhia, ku gjashtë raketa u lëshuan gjatë fundjavës në të cilën u shënuan 17 viktima.
"pasi një shpërthimi të shtunën, në urën e vetme që lidh Rusinë dhe Krimenë, të cilin presidenti Vladimir Putin e cilësoi akt terrorist." këtu ka të drejtë,si kishte të drjetë në '99 kur shpërthen bombat në pallatin në "rrugën gurjanow,në jug të moskës"!! e njëjtë dorë terroriste që sot mban nën terror tërë rusinë!! shtypje e protestave në rusi nuk më duket se e bëjnë as perëndimorët e aq më pak ukrainasit!!
No Coment ...!
Ashtu eshte,te morren 20 perqind te ukraines po ste shkaterrojn dot. sqenke mire shoku...
Ukraina po merr mbrapsht gjithe pjeset e territorit saj prandaj Putankes tende i ka ikur truri Sanksionet po e shkaterrojne fare Rusisne dhe ata sdine te dalin nga situata qe krijuan vete Putinin e pret vdekja
Hani bare se futet euvropen ne sherr e popujt paguajne pordhet tuaja,se keto probleme i kishi zgjedhur tash 10 e vjet e jo me provokuar te tjeret
o nu shyqyr që paske mësu me shkru!!