Ministri norvegjez: Besueshmëria perëndimore është në rrezik në Gaza

30 Gusht 2025, 21:10Bota TEMA
Ministri norvegjez: Besueshmëria perëndimore është në

"Nëse duam të kemi besueshmëri për denoncimin tonë ndaj Rusisë në Ukrainë, duhet të kundërshtojmë mizoritë e mëdha të kryera nga Izraeli në Gaza, gjatë luftës, por edhe në pushtimin e paligjshëm të Palestinës, përfshirë Bregun Perëndimor".

Kështu deklaroi ministri i Jashtëm Norvegjez Espen Barth Eide pas mbërritjes së tij në takimin informal të ministrave të Jashtëm europianë në Kopenhagen.

Barth Eide theksoi rëndësinë e mbështetjes së përpjekjeve për të ndërtuar një shtet palestinez dhe për të lejuar ndihmën humanitare. 

"Fjalët nuk kanë qenë të mjaftueshme për të ndryshuar qasjen e tyre dhe ne duhet të vendosim sanksione ekonomike. 

Ne inkurajojmë Shtetet e Bashkuara të Amerikës të japin viza për delegacionin palestinez në Kombet e Bashkuara".

Evropa është e ndarë se si ta adresojë situatën në Gaza, por Barth Eide shpreson që takimi i sotëm në Kopenhagen do të çojë në një marrëveshje.

"Mendoj se është një turp i madh që nuk kemi të njëjtin unitet në mbështetje të Palestinës dhe kritikave ndaj Izraelit siç kemi në mbështetje të Ukrainës dhe kritikave ndaj Rusisë. 

Është e qartë se këto janë dy raste të ndryshme, por të dyja janë shembuj seriozë të dështimit për të respektuar të drejtën ndërkombëtare dhe të drejtat e njeriut. 

Nëse duam të kemi ndonjë besueshmëri në jugun global, ku jeton pjesa më e madhe e popullsisë së botës, duhet të tregojmë se po qëndrojmë të vendosur kundër abuzimeve ruse dhe izraelite".

1 Komente

  1. I
    Igor

    Perendimit nuk ju intereson te drejtat e njeriut por interesi i kapitallit,se pote vepronte nji shtet tjeter te njejten si vepron Izraeli ne Gaza ai dote ishte izolluar nga bota por Izraeli jo Pse?pse Amerikanet e mbrojne me cka mos dhe perendimi luan te njejten valle ,populli i gazes duhet te zhduket simbas planit Amerikan dhe ne fund doti jepet cmimi per paqe nji turp boterore.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje