Misteri i arrestimit të ish-drejtuesit të FBI: Kush është ish-zyrtari i shërbimeve shqiptare të zbulimit, që i dha 225 mijë dollarë?

24 Janar 2023, 12:06Bota TEMA

Misteri i arrestimit të ish-drejtuesit të FBI: Kush është

Associated Press

Ndaj një ish-zyrtari të lartë të kundërzbulimit në FBI janë ngritur akuza për shkak se ndihmoi një oligark rus, në shkelje të sanksioneve amerikane. Gjithashtu, ndaj tij janë ngritur akuza të tjera në kuadrin e një procesi tjetër hetimor, për shkak se mori para të thata nga një ish-oficer i shërbimeve të sigurisë të një vendi tjetër.

Charles McGonigal, agjenti special që drejtonte divizionin e kundërzbulimit në Nju Jork gjatë periudhës 2016-2018, akuzohet në një padi të bërë të njohur të hënën se bashkëpunoi me një ish-diplomat sovjetik, që tashmë punonte si përkthyes për miliaderin rus Oleg Deripaska.

Zoti McGonigal, i cili drejtonte hetimet për oligarkët rusë, përfshirë për zotin Deripaska, përpara se të dilte në pension në vitin 2018, akuzohet se punoi për të hequr sanksionet ndaj tij në vitin 2019 dhe se mori para prej tij në vitin 2021 për të hetuar një oligark rival.

Zoti McGonigal, 54 vjeç, dhe përkthyesi Sergey Shestakov, 69 vjeç, u arrestuan të shtunën. Zoti McGonigal u ndalua pasi zbriti në Aeroportin Ndërkombëtar “John F. Kennedy”. 

Zoti McGonigal dhe zoti Shestakov akuzohen për shkelje, si dhe për konspiracion për të shkelur Ligjin për Autorizimin për Emergjencat Ekonomike Ndërkombëtare, për konspiracion për pastrim parash dhe për pastrim parash. Zoti Shestakov akuzohet gjithashtu se ka bërë deklarata të rreme për FBI-në.

Zoti McGonigal u akuzua paralelisht në një gjykatë në kryeqytetin Uashington për fshehjen e 225 mijë dollarë pagesave që pati marrë nga një burim i jashtëm, person me të cilin pati udhëtuar së bashku në Evropë.

Departamenti i Drejtësisë thotë se zoti McGonigal gjithashtu fshehu nga FBI-ja detajet e një udhëtimi që bëri në Shqipëri në vitin 2017, së bashku me një ish-zyrtar të shërbimeve shqiptare të zbulimit, i cili i kishte dhënë 225 mijë dollarët.

Prokurorët thonë gjithashtu se ai nuk dha emrin e personit që e shoqëronte gjatë udhëtimit, si dhe nuk informoi se qëndrimi i ishte siguruar falas.

Departamenti i Drejtësisë thotë se pasi mbërriti në Shqipëri, ai u takua me kryeministrin shqiptar dhe e dekurajoi atë nga dhënia e liçencave për kompani ruse guackë për kërkime për naftë në vend. Prokurorët thonë se personat shqiptarë që janë kontakte të zotit McGonigal kishin interesa financiare me këto vendime.

Zoti McGonigal duhet të kishte raportuar në FBI kontaktet me zyrtarë të huaj, por prokurorët thonë se ai i pati fshehur këto nga punëdhënësi, ndërsa vazhdonte me udhëtime pune dhe ndërkombëtare që e vendosën në konflikt interesi me detyrat e tij si oficer i zbatimit të ligjit.

Departamenti amerikan i Thesarit e shtoi zotin Deripaska në listën e sanksioneve në vitin 2018, për lidhjet me qeverinë ruse dhe sektorin energjitik rus, ndërkohë që Rusia kërcënonte vazhdimisht Ukrainën.

Në shtator, prokurorët federalë në Manhatan akuzuan zotin Deripaska dhe tre bashkëpunëtorë të tij për konspiracion për të shkelur sanksionet amerikane duke marrë masat për t’u siguruar që fëmija i tij do të lindte në Shtetet e Bashkuara.

Mesazhe për komente u lanë për avokatët e zotërinjve McGonigal dhe Shestakov. Avokatët për zotin Deripaska nuk iu përgjigjën menjëherë një mesazhi të dërguar të hënën me postë elektronike ku kërkohej koment.

Padia në Nju Jork thotë se zoti McGonigal u prezantua nga zoti Shestakov në vitin 2018 me një ish-diplomat sovjetik që funksiononte si agjent për zotin Deripaska. Emri i personit nuk jepet në padinë gjyqësore, por Departamenti i Drejtësisë thotë se për të “thuhej në njoftimet publike të mediave se ishte zyrtar i shërbimeve ruse të zbulimit”.

Sipas akuzës, zoti Shestakov i kërkoi zotit McGonigal ndihmën e tij që vajza e agjentit të zotit Deripaska të siguronte një stazh në Departamentin e Policisë të Nju Jorkut. Zoti McGonigal pranoi, thonë prokurorët, dhe i tha një kontakti të tij në departamentin e policisë se “kam një interes me babanë e saj për një numër arsyesh”.

26 Komente

  1. T
    Tropoja

    Haha rublat e edvinit me lulushken dolen

    1. Z
      Zot fali !

      Saliu ta tha ?

      1. T
        Tanguli

        Ore po ky Gazetari Nuk paska nje emer shqiptare???

      2. N
        Non grata

        Nuk shpeton Saliu se u fut nje amerikan ne burg.

        1. P
          Prec Ulaj

          Tropoja, bashkpunetoret e agjenit te FBIse jane dy Tropojane. Une mendoj qe Edi Rama nuk bashkpunon me Tropojane, jo per ndonje gje, por jane te lidhur me 1 mije fije me Saliun.

          1. K
            Kasharliu

            Me njerin qe ka mbiemrin tend po bashkepunon! Apo jo??? Pyet banoret e Berxullit po nuk besove!

            1. P
              Prec Ulaj

              Firma e vellait tim eshte firme e njohur, e krijuar ne kohen e Sali Berishes. Konkuron, dhe merr tendera, kushdo qe kualifikohet fiton tenderin. Firma nuk ka asnje lidhje me Edi Ramen. Ti mund te thuash qe Saliu ka zyren ne pallatin qe beri vellai perballe TV, por kjo nuk do te thote qe jane te lidhur, Saliu eshte qiraxhi ne ate ndertese.

              1. E
                E verteta

                Ju nuk keni qene kurre me Berishen! Thjesht jeni me tenderat e korrupsionit! Kete e di sh mire kysh ku njeh!

        2. M
          Mërua nga Pësht-Hani

          Durian Duçka ish këshilltar I Ramaxonit është zyrtari që pagoi 225 000 dollare. Bythebrekë me Olsin

          1. s
            sipas Psikollogut te Janines :

            Floket hedhur lart, i drejt si tel , vesh te degjueshem , hund si spat . na ŕujt perenia ,mos shkelt ktu pa u arrestue salia

            1. r
              randsi ka mos ken mik i Arvizues

              s'kan randci flokt si tel as vesht e nigjum , randci ka me ba mir ate pun , s'duket kurvari nga ajo hund ,apo durt e gjat , me nuhat pafund , mes t'bukurave shal ,kujdes pranveres kur zogi knon ,kur hapen petalet e del ajo arom . vec n'mos past noj amanet ,lere Olten n'qejf t'vet

            2. A
              Agron

              Dorian Ducka. Shoku i Rames eshte personi qe ka dhene leket

              1. B
                Bëllinda Njëshi

                Dhamianoi nga Qiparoi, Dha o Dhamiano...

                1. T
                  Taipi

                  Dorain Ducka nipi i Ilir Metes qe Rama e mban si keshilltar pa letra. ish zv/minister ekonomise ne kohen e qeversjes Berisha-Meta

                  1. A
                    Ariu.

                    Unë mendoj se është Baton Haxhiu.

                  2. L
                    Lomy

                    Dorian ducka ortak me agron nezen - ky i fundit ish sigurimsi qe ka dhene parate…

                    1. d
                      djathtosh

                      Na plasi @ari te diarrhea e saliut.

                      1. J
                        John

                        Te gjithe nje kosh me plehra qe qelben si jashteqitje derrash. Zot mallkoi keta zuzare deri ne tre breza!

                        1. G
                          Gjeto

                          Te jete ky qe ka be dosjen e Sales te ngrate?

                          1. p
                            pirro

                            Po c`1lidhje ka me Ramen kyproblem. Lexoni thuhet

                            1. H
                              Haki

                              Ja futin kot këta

                            2. G
                              Gjeto

                              Sipas ABC News (US) thuhet qe pagesa shqiptare eshte bere per te hapur nje hetim kriminal ndaj nje nenshtetasi amerika. ky duhet gjetur kush eshte.

                              1. N
                                Neve na Pelqejn Femra Ambasadore

                                Me meshkujt kemi nji ekpserience mashtruese zhgenjyse si me then .Ky eshte Fakt . Nuk kemi asgje per personin ,por neve i dum me shume Femrat

                                1. R
                                  RAIFI

                                  Megjithate zyrtai shqiptar që dha 250000dollarë ishte njeri zyrtar i shtetit Shqiptar,lekët.i.kishte me siguri të shtetit pse i dha me cilën procedurë kjo.çështje nuk kalon aq leht dhe pa pasoja e pa analiza.Nuk.kalohën.të.gjitha gjerat duke shar njërin apo tjetrin.Si.ka mundësi që një.gazet si Tema të.ket komentues ekskluzivisht partiak dhe me fjalor banal.Sharjet kurr nuk kan qenë.në.kulturën dhe traditën shqiptare por në at sllave .Ua la rusi këtë.ligësi apo vllau serb i tanishëm që jeni lidh si.mishi e thoni

                                  1. s
                                    sapa

                                    Edhe zogjte qe shtegtojne dhe kalojne ne ajrin shqiptar korruptohen,se njerezit po se po!

                                    1. M
                                      Micotaqis

                                      Amerikani i FBI - Rusi oligark - Shqiptari i ShISh - Rama. Mos po na del Vučić në këtë aferë?

                                      Lini një Përgjigje