Moska e mohon se ka një plan SHBA-Rusi për paqen në Ukrainë

20 Nëntor 2025, 21:40Bota TEMA
Moska e mohon se ka një plan SHBA-Rusi për paqen në Ukrainë

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka thënë të enjten se “nuk ka konsultime që po zhvillohen aktualisht” me SHBA-në për t’i dhënë fund konfliktit në Ukrainë.

Komentet e tij erdhën pasi media të ndryshme raportuan ekzistencën e një plani të tillë.

“Sigurisht që ka kontakte, por procese që mund të quhen konsultime nuk janë duke u zhvilluar”, u ka thënë Peskov gazetarëve në një konferencë telefonike, ndërsa qarkulluan raportime rreth një propozimi të ri SHBA-Rusi.

Peskov ka përsëritur se “nuk kemi asgjë të re për të shtuar në atë që u tha në Anchorage” në gusht, kur u takuan presidenti rus, Vladimir Putin dhe presidenti i SHBA-së, Donald Trump.

Ai ka theksuar se Rusia “mbetet e hapur” për t’i dhënë fund operacionit ushtarak, por ka shtuar se “zgjidhja duhet të çojë në eliminimin e shkaqeve rrënjësore të këtij konflikti”.

1 Komente

  1. Z
    Z

    Tavrish vre punen ti leri te llapin cfare te duan te tjeret, vete e kruajten u hapen si shume bythesh. Kane marre rolin e gomarit qe ujku po e shqyente dhe ai thoshte : do zoti jam ne ender. Peskov kam nje keshille miqesore per ty: Evito ndonje kontakt apo perplasje pa dashje me Ed Palloshin se te ha mutin pa dale, eshte nipi kriminelit Spirro Kleka.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje