Muri kinez i mbron krahët Putinit!

23 Mars 2023, 09:25Bota TEMA

Muri kinez i mbron krahët Putinit!

Me vizitën e tij në Moskë presidenti kinez Xi tregoi qartë, që Rusia e presidentit Putin mund të mbështetet tek ai – edhe në luftën e Ukrainës. Ky nuk është sinjal i mirë për diplomacinë, mendon Roman Goncharenko.

Vladimir Putin në luftën e Ukrainës ndodhet me shpatulla pas murit. Ushtria e tij nuk po avancon, ekonomia ruse po dobësohet nën sanksionet perëndimore dhe urdhër-arresti i Gjykatës Ndërkombëtare Penale e ka izoluar presidentin e Rusisë si asnjëherë më parë.

Megjithatë për sa kohë Putin ka pas vetes një mur kinez, kreu i Kremlinit shpreson edhe më tej për fitoren dhe për një rend të ri botëror. Vizita e presidentit të Kinës Xi Jinping në Moskë duhet t’i ketë dhënë një shtysë të re kësaj shprese të Putinit.

Më shumë se kaq simbolikë vështirë të kishte: Vizita e Xi u zhvillua pikërisht në ditën kur u mbushën nëntë vjet nga aneksimi rus i Krimesë. Putin vet, një ditë përpara kësaj vizite, vizitoi për herë të parë qytetin e shkatërruar tërësisht Mariupol – një vend i krimit më të tmerrshëm të luftës. E kësisoj kreu i shtetit kinez zhvilloi një vizitë tri ditore në Rusi sikur kjo luftë brutale të mos ekzistonte. E gjitha u shoqërua me artikuj gazete, në të cilët Xi dhe Putin përbetohen për miqësinë e tyre si dhe partneritetin e ngushtë “krah për krah” të vendeve të tyre.

Kina e mban gjallë ekonominë ruse

Rezultati i dukshëm i takimit ishte: edhe më shumë tregti. Rusia e dobësuar prej luftës në Ukrainë lidhet edhe më fort me Kinën, por njëkohësisht kjo bën që t’i mundësohet asaj të vazhdojë edhe më tej me këtë luftë. Kina vazhdon të blejë gjithnjë e më shumë lëndë të para ruse dhe shet gjithnjë e më shumë mallra në Rusi. Firmat kineze tani po frekuentojnë tregjet, që përpara luftës dominoheshin nga firmat perëndimore.

Ndërsa krejt i padukshëm është një tjetër rezultat i bisedimeve për nismën e re diplomatike kineze lidhur me luftën në Ukrainë. Eshtë për të dyshuar fort, nëse e ka vërtetë seriozisht Pekini me nismën prej dymbëdhjetë pikash, që Putini e cilësoi si “bazë për një zgjidhje paqësore të konfliktit”. Po të qe ndryshe Xi nuk do kishte pritur të vizitonte Moskën pas një viti të ndërhyrjes duke mos përmendur çështjen qendrore – tërheqjen e plotë të trupave ruse. Një ngrirje e luftës aktualisht do të ishte fitore për Putinin. Se sa seriozisht e ka vërtetë Xi me ofertën e tij për ndërjetësim, kjo do të qartësohet vetëm pasi ai të ketë biseduar me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyj.

Ishte një ndër ato vizita, kur vetëm më vonë e kupton, se çfarë është biseduar pas dyerve të mbyllura hermetikisht. Eshtë për të druajtur, që Putin në radhë të parë ka sysnuar të informojë Xi mbi hapat e mëtejshëm të mundshëm në Ukrainë, ngjashëm si edhe përpara ndërhyrjes në shkurt 2022. Rusia javët e ardhëshme mund të përforcojë ofensivën në front, me pasoja brutale për popullsinë ukrainase. Nëse është kështu, Moska do me sa duket që ta ketë Kinën në anën e saj, edhe pse kjo e padukshme nga jashtë.

Kina do të parandalojë dështimin e Rusisë

Perëndimi e sheh i befasuar duke mos pasur asnjë ide aleancën, që po forocohet gjithnjë e më shumë. Ende ai është i rezervuar me kritikat e ashpra nisur nga interesat ekonomike dhe shpresa për ndërmjetësim diplomatik. Ndoshta mendohet, se Kina mund të distancohet nga Moska, sapo të ketë shenja për një dështim të qartë të Putinit në këtë luftë. Ndoshta në këtë rast shkërmoqet muri kinez që i mbron krahët Putinit. Por më shumë gjasë ka për një tjetër skenar: Kina do të përpiqet sa të mundet ta parandalojë dështimin e Rusisë, qoftë me diplomaci, qoftë me furnizime hapur me armë. Perëndimi duhet të jetë i përgatitur për këtë.

Nuk ka kaluar shumë kohë, kur në Berlin dhe të tjera kryeqytete europiane thuhej shpesh: “Ne nuk duhet ta shtyjmë Rusinë në krahët e Kinës.” Ishte naivitet – sepse kjo ka kohë që ka ndodhur. Ky përqafim po forcohet gjithnjë e më shumë dhe Perëndimi nuk do kishte mundur ta parandalonte atë. Vizita e Xi në Moskë e ka nxjerrë këtë tani edhe më në pah.

DW

6 Komente

  1. B
    Bato

    Ne vitin 2078, nga lumit Jenisei e deri ne ngushticen e Beringut do jene territory Kinez. Tja dikush muzhikeve kete! ATI territory aziatike u pushtian nga Rusia perandorake kur Kina ishte e dobet dhe Jo imperialiste. Kjo duket qe ka ndryshuar ne dobi te Kines.

    1. A
      Artan

      Nje nga te keqijat eshte se muzhiket kane nje territor shume te madh, dhe jane komb koti, pine vodka gjithe diten dhe vdesin nga 42 vjec. Ta kishte ndonje komb tjeter ate territor, kishte bere mrekulli.

      1. a
        anti25642654censurë

        bota me rrota,por ka rrota si puan e putinofilëve që nuk i kapin disa gjëra!!ata janë si puna e kokainomanëve,sa herë thithin(ndonjë "fitore"e putanës)ulërasin,pasi ju del efekti(rusët e hanë në bythë),si shef askund!ndoshta presin dozën tjetër që ta hanë në bythë e të bërtasin prapë!! kemi dy diktatorë,putanën dhe xi-në maniken!!të mendosh se dy diktatorë manjak i besojnë njëri tjetrit!?duhet të jesh idiot!!diktatori nuk i beson njeriut të familjes,njeriut të tij që e ka prurë e mbajtur në pushtet,e jo më një të ngjashmi të vetvetes!!xi-ja e përdor për leverdinë e tij!!bllokon ameirkën në europë,përfiton nga çmimet e ulta(më të ulta se para fillimit të agresionit) të lëndëve të para ruse,përfiton për të shitur në rusi pas sanksioneve,dhe ajo më strategjikja,dhe më e leverdisshmja është dobsimi,deri në coptim të rusisë!!ndihma që i jep ai,është një ndihmë e thënë popullorçe"dorën në qafë e gishtin në bythë"!por putana,nga gomarllëku o ngaqë nuk ka ku të shkojë tjetër,e pranon!!para agresionit kundër ukrainës,do ta kisha thënë se "dhe rusët i kuptojnë mirë qëllimet e kinës,nuk janë aq budallenj",por nuk mund ta them sot,pas atij agresioni të planifikuar nga pianecë të mbaruar!!ndoshta gomarllëku ka arritur aq lart në rusi sa nuk mund të thuash se ata jenë në gjëndje të kuptojnë se ku pidhin e sëmës po i çon ky qëndrim prej idioti!! me sa kam vrejtur unë,pas rënjes së mendimit "tregëti për ndryshim",me putinin,perëndimi ka kuptuar se kjo nuk funksionon as me kinën!sidomos pas rizgjedhjes së Xi!!perëndimi ka filluar të lëvizë në drejtimin e duhur,ka filluar të kuptojë se vazhdimi i investimeve në kinë,po këthehet në varmihsin e tij!!perëndimi nuk do veprojë më me naivitet!investimet në kinë do bienë gjithnjë e më shumë!!më mirë mallra të shtrenjta perëndimore se mallra të lira,kineze për të rritur oreksin e "perandorit" të ri kinez!!

      2. l
        lexuesi21

        Kina ka filluar luften me USA duke futur droga te forta sintetike nga te cilat vdesin me shume americane se sa vriten ushtare rus ne front.!! America eshte e zene me te drejtat e LGBT dhe barazise racore dhe gjinore duke veteshkaterruar shoqerine dhe brezat e ardheshem, hapjen e kufive duke favorizuar hyrjen e drograve te gjitha llojeve, kaosi politik dhe shoqeror ne USA ndoshta eshte investimi me i dobishem per Kinen….

        1. U
          Universi shprsa ime

          Paçka se si ësht politika e ķinës me botën , për historin 5mij vjeçarè që mban mbi shpatulĺa ësht dhe do jet në interes së popùllsis së vet.

          1. g
            ganiu

            Po ta fillojmë nga vetja. Enveri, kushte të njëjtin qëllim. Stalini e pasuesit e tij të njëjtin qëllim. Hitleri, Musolini, Sadami, Gaddafi, kishin të njëjtin qëllim. "Interesin e popujve të tyre". Ke harruar ti vësh thojza interesit të popullit kinez, apo nuk ke mësuar asgjë nga historia, e jeta tënde?

          Lini një Përgjigje