“Myslimanët janë armiqtë tanë”, Dodik paditet për nxitje të urrejtjes

11 Shkurt 2026, 16:20Bota TEMA
“Myslimanët janë armiqtë tanë”, Dodik paditet

Përfaqësues të Klubit të Popullit Boshnjak në Dhomën e Popujve të Parlamentit të Bosnjës dhe Hercegovinës kanë ngritur padi penale kundër liderit të SNSD-së, Milorad Dodik, të cilin e akuzojnë për nxitje të urrejtjes kombëtare, racore dhe fetare, si dhe për përçarje dhe mungesë tolerance.


Kallëzimi vjen pas deklaratave të fundit të Dodikut, të cilat, sipas tyre, përbëjnë fyerje dhe nënçmim ndaj popullit boshnjak. Dodik kishte deklaruar se “myslimanët dhe Sarajeva janë armiqtë tanë”, si dhe kishte paralajmëruar rikthimin e ushtrisë së Republikës Sërspka.

Në reagimin zyrtar, Klubi i Popullit Boshnjak thekson se këto deklarata janë pjesë e një retorike të vazhdueshme ndër vite, që sipas tyre synon të diskreditojë dhe të poshtërojë boshnjakët.

Ata konsiderojnë se bëhet fjalë për vepër penale dhe se vetëm veprimi i organeve të drejtësisë mund të ndalojë një qasje të tillë.

“E kaluara e Bosnjës dhe Hercegovinës dëshmon se fjalët që nuk ndëshkohen me kohë shpesh paraprijnë ngjarje më të rënda”, thuhet në deklaratë.

Përfaqësuesit boshnjakë kanë paralajmëruar po ashtu se do të kërkojnë nga institucionet kompetente zbatimin e plotë të aktgjykimit të Gjykatës së Bosnjës dhe Hercegovinës, e cila e ka dënuar Dodikun me një vit burg dhe me ndalimin për një periudhë 6 vjecare të ushtrimit të funksioneve publike.

3 Komente

  1. s
    sali shpellar ezbollah berisha

    Tako je Brate... Muslimanet rraca me qelbur ne Glob

    Përgjigjjuni
    1. F
      Free Albania from Zionists.

      Doli kurva e cifuteve , tani me flamurin e islamofobise. Tani na doli dhe vlla me Dodikun . Kushedi se me sa eshte i eshte shker dhyer majka ketij kurves .

      Përgjigjjuni
    2. I
      Igor

      Kur Muslimanet jane armiqt e jua pse mbani lidhje dipllomatike me ta ?

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje