Negociata SHBA-Iran? Trump: Më kanë kërkuar të flasim!

1 Mars 2026, 17:52Bota TEMA

 

Negociata SHBA-Iran? Trump: Më kanë kërkuar të flasim!

Presidenti Amerikan Donald Trump ka deklaruar se do të nisë negociatat me liderët aktualë të Iranit pas vrasjes së liderit suprem Ali Khamenei.

“Duan të flasin me mua dhe unë kam pranuar që të diskutoj. Do të kishte qenë më mirë të kishin folur më parë, pasi negociatat do të bëheshin më praktike. Pritën shumë gjatë”, tha Trump për The Atlantic.

“Do të duhej të arrinin një marrëveshje me ne, pasi unë ja dhashë mundësinë. Por luajtën me bet të madh dhe tafma të madhe, ndaj dhe shumë prej tyre nuk janë më”, deklaroi shefi i Shtëpisë së Bardhë.

Presidenti i SHBA, deklaroi në NBC se operacioni në Iran po “ecën shumë mirë, shumë mirë, madje më shpejt se kohët e planifikuara”.

“Është një regjim shumë i dhunshëm, një nga regjimet më të dhunshme të historisë”, tha Trump, i cili shtoi: “Po bëjmë punën jo vetëm për ne po për gjithë botën”.

2 Komente

  1. U
    Uraniumi dhe bazat nēntoksore pēr prodhim raketash

    Do ishte mirē tē mos bēhej Irani si Gaza ,pasi ka qytetar qē jetojn ne djersēn e ballit. Nuk ēshtē e para her qē Irani goditet nga SHBA dhe negocion me tē, por kēsaj here ēsht mē pozitiv pasi undērshtarēt e regjimit duan qē tē dija palēt tē mirkuptohen nē transparenc bisedimesh dhe panvarsi shteti qē duhet respektuar.Nuk nund ti thuash njē familje nē zonat malore pērse jeton nē tē ftoht.

    Përgjigjjuni
    1. K
      Klimax

      Ky tip mendonte se me vrasjen e një numri të udhëheqjes iraniane, ushtria e atij vendi do ngrinte flamurin e bardhë?!!!! Dhe tani kur raketat iraniane po vrasin edhe ushtarët amerikanë dhe gjithë Lindja e Mesme po digjet u kujtua se ekziston edhe rruga diplomatike!!! Mirë që nuk nxori ndonjë foto duke shëtitur nëpër rrugët e Teheranit i shoqëruar nga luanesha si para pak kohësh me foton në Groenlandë i shoqëruar nga pinguinët!!! Nga ky qesharak çdo gjë mund të presësh!

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje