Negociatat në “fazën finale”, Trump kërcënon Iranin: Ose marrëveshje, ose “gjëra të pakëndshme”

20 Maj 2026, 22:30Bota TEMA
Negociatat në “fazën finale”, Trump kërcënon

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi të mërkurën se negociatat me Iranin kanë hyrë në “fazën finale”, ndërsa paralajmëroi për sulme të tjera nëse Teherani nuk pranon një marrëveshje.

Gjashtë javë pasi Trump pezulloi operacionin “Epic Fury” për të hapur rrugën e armëpushimit, bisedimet për t’i dhënë fund luftës kanë shënuar pak përparim. Vetë Trump ka deklaruar këtë javë se ishte shumë pranë urdhërimit të sulmeve të reja, por vendosi të presë për t’i dhënë më shumë kohë negociatave.

“Jemi në fazën finale me Iranin. Do të shohim çfarë do të ndodhë. Ose do të kemi një marrëveshje, ose do të bëjmë disa gjëra paksa të pakëndshme, por shpresoj që kjo të mos ndodhë”, u tha ai gazetarëve.

“Do t’i japim edhe një shans kësaj. Nuk jam me nxitim. Idealisht do të doja të shihja sa më pak njerëz të vrarë, në vend të shumë”, shtoi Trump.

Nga ana tjetër, Teherani akuzoi Trump se po përgatit rifillimin e luftës dhe paralajmëroi se çdo sulm i ri do të pasohet me hakmarrje përtej Lindjes së Mesme.

“Nëse agresioni ndaj Iranit përsëritet, lufta rajonale e premtuar këtë herë do të shtrihet përtej rajonit”, deklaroi Garda Revolucionare iraniane.

Kryetari i Parlamentit iranian dhe negociatori kryesor në bisedimet e paqes, Mohammad Baqer Qalibaf, deklaroi se lëvizjet “e hapura dhe të fshehta të armikut” tregojnë se amerikanët po përgatisin sulme të reja.

Ndërkohë, ministri i Brendshëm i Pakistanit ndodhej të mërkurën në Teheran në kuadër të përpjekjeve diplomatike, pasi Pakistani ka shërbyer si ndërmjetës dhe kanal komunikimi mes dy palëve.

Sipas Reuters, Irani ka paraqitur këtë javë një ofertë të re ndaj SHBA-së, e cila përfshin kërkesa që Trump i kishte refuzuar më parë, si kontrolli mbi ngushticën e Hormuzit, kompensimi për dëmet e luftës, heqja e sanksioneve, zhbllokimi i aseteve të ngrira dhe tërheqja e trupave amerikane nga rajoni.

2 Komente

  1. I
    Igor

    Nazismi Gjerman nuk ishte asgje ndaj nazismit Amerikan ,Hitleri nuk bombardonte shkollame femij as paguante dikend per te vra gra dhe femij,Hitleri nuk vidhte naften e dikujt pra nese bota deshiron te largohet nga fashizmi duhet urgjentisht te largohet nga Fashizmi Amerikan i Trapit.Ky e detyron boten qe te blejne vetem materiale Amerikane 5x ma te shtrjnta se dikund tjeter Largohuni sa ma shpejte ju te gjith injorantet.

    Përgjigjjuni
    1. X
      Xha

      Gjeniu I negociatave. Idiot me zile

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje