
Rusia e quan sabotim, Ukraina nuk pranon asgjë. Sidoqoftë, shpërthimet e fundit, mes të cilave ajo në një depo municionesh në Krimenë e aneksuar, ka shqetësuar Moskën dhe banorët lokalë.
Shpërthimi në fjalë duket se është sulmi i dytë i dyshuar ukrainas në gadishull në pak më shumë se një javë.
Në fjalimin e përnatshëm, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u bëri thirrje banorëve të zonës që të bëjnë kujdes.
Sipas tij, fakti që rusët po largohen nga Krimeja provon se gadishulli nuk është vendi i tyre.
“Radhët për t’u larguar nga Krimeja drejt Rusisë në ditët e fundit tregojnë se shumica e qytetarëve të shtetit terrorist po e kuptojnë se Krimeja nuk është vendi i tyre”, u shpreh Zelensky.
Shpërthimi çoi në evakuimin e mbi 3 mijë personave që jetojnë në zonat përreth.
“Ka të shtëna, shpërthime, bomba që na bien në oborr. Disa ushtarakë që erdhën për inspektim thanë se do t’i çminonin. Por ne lamë gjithçka pas dhe u nisëm”, tha Yelena Dolgopolova, banore e Krimesë.
Të mërkurën, sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, presidenti turk Erdogan dhe ai ukrainas Zelensky takohen në Ukrainë për të diskutuar marrëveshjen e ndërmjetësuar nga OKB muajin e kaluar dhe sulmet në impiantin bërthamor në Zaporizhia.
Moska dhe Kievi kanë fajësuar njëra-tjetrën për bombardimin e centralit atomik, që aktualisht kontrollohet nga forcat ruse.
OKB kërkon që inspektorëve të saj t’u jepet akses për të shmangur një katastrofë eventuale.
Bëjmë mirë të mos ndërhyjm në punët e brendshme të Bashkimit Sovjetik pasi jo vetëm që nuk na ndëgjon njëri, por izolojm vëndin në politikën internationale.