Një tjetër vend do dërgojë avionë për Ukrainën, Kremlini: Do t’i shkatërrojmë të gjithë

17 Mars 2023, 18:45Bota TEMA

Një tjetër vend do dërgojë avionë për

Rusia kërcënon se do të shkatërrojë çdo avion luftarak që Ukraina do të marrë nga vendet që po e mbështesin, pasi Sllovakia u bë vendi i dytë pas Polonisë që premtoi se do të dërgojë MiG-29 në ndihmë të Kievit.

Sllovakia ka ulur në tokë flotën e MiG-ëve të saj vitin e kaluar dhe nuk i përdor më dhe tashmë këta avionë shumë shpejt do t’i bashkohen mbrojtjes ukrainase.

Kievi zyrtar nga ana e tij ka kërkuar avionë modernë, por nevoja për trajnimin e pilotëve ka bërë që të stepen dhe të pranojë avionët MiG-29. Këto mjete ajrore datojnë që prej epokës së Bashkimit Sovjetik dhe pilotët ukrainas i njohin ato mjaft mirë.

Zëdhënësi i Kremlinit reagoi ashpër ndaj planeve për të dërguar avionë në ndihmë të Ukrainës dhe shtoi se ata do të rrëzohen të gjithë, duke theksuar se nuk do të ndikojnë farë në frontin e luftës.

3 Komente

  1. z
    zhvejku

    Kesaj i thone tallje po te tallesh me jete njerzish, rusi i paisur me mitroloz ti ukrainasit i jepe dyfek dhe i thua ik tani lufto, dhe me keqa eshte se po na mburen me keto ndihmat. Tekstualisht si tek neve qe mburemi me rrobat e blera te gabi. Sipas te gjitha gjasave perendimoret paskan vendosur ti shuajn meshkujt e ukraines.

    1. X
      XXXL

      Te lajmerohet Fatmir Mediu dhe Mimi Kodheli ku i kane shitur Mig 17 e rrangullina te tjera qe t'ja dergojne zheles Zhelenky. Ukraina eshte kthyer ne Landfild hekurishtes, por mjere qytetaret e saj qe po ikin si mish per top per interesat e Perendimit.

      1. a
        anti25642654censurë

        "Ukraina eshte kthyer ne Landfild"sidomos për rusët!megjithëse ata i djegin me shpenzimet e tyre!!

      Lini një Përgjigje