
Bota po përballet me sfida “të frikshme”, duke përfshirë Covid-in, luftën në Ukrainë dhe linë e majmunëve, ka paralajmëruar kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus ndërsa po fliste në Gjenevë, ku ekspertët e agjencisë shëndetësore të OKB-së po diskutonin për shpërthimin e lisë së majmunëve në 15 vende jashtë Afrikës.
Lija e majmunit, virusi që është më i zakonshëm në pjesët e largëta të Afrikës Qendrore dhe Perëndimore nuk ka tendencë të përhapet lehtësisht midis njerëzve dhe sëmundja zakonisht është e lehtë. Shumica e njerëzve që kapin virusin shërohen brenda pak javësh, sipas Shërbimit Shëndetësor Kombëtar të Mbretërisë së Bashkuar.
Përhapja i ka habitur shkencëtarët dhe zyrtarët shëndetësorë në Mbretërinë e Bashkuar kanë lëshuar këshilla të reja, duke thënë se kontaktet me rrezik të lartë të rasteve duhet të izolohen për tre javë. Belgjika u bë vendi i parë që shpalli një karantinë tre-javore për personat e infektuar të premten. Më shumë raste të konfirmuara pritet të shpallen në Mbretërinë e Bashkuar të hënën, raporton gazeta Guardian.
Duke folur në hapjen e Asamblesë Botërore të Shëndetit të agjencisë së tij të dielën, Dr Tedros tha: “Sigurisht që pandemia [Covid] nuk është e vetmja krizë në botën tonë. “Ndërsa flasim, kolegët tanë në mbarë botën po i përgjigjen shpërthimeve të Ebolës në Republikën Demokratike të Kongos, lisë së majmunëve dhe hepatitit të një shkaku të panjohur dhe krizave komplekse humanitare në Afganistan, Etiopi, Somali, Sudanin e Jugut, Republikën Arabe Siriane, Ukrainë dhe Jemen.
OBSH tha më herët se një numër i rasteve të tjera të dyshuara të lisë së majmunëve po hetoheshin – pa përmendur vendet e përfshira dhe paralajmëroi se më shumë infeksione kishte të ngjarë të konfirmoheshin. Pasi shpërthimi u identifikua për herë të parë në Mbretërinë e Bashkuar, virusi filloi të zbulohej në të gjithë Europën me agjencitë e shëndetit publik në Spanjë, Portugali, Gjermani, Belgjikë, Francë, Holandë, Itali dhe Suedi të gjitha rastet që konfirmuan.
Raste të tjera u konfirmuan në Austri dhe Zvicër të dielën. Agjencia e Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar ka identifikuar 20 raste deri më tani dhe këshilltarja e saj kryesore mjekësore Dr Susan Hopkins u shpreh se: “Ne po zbulojmë më shumë raste në baza ditore“. Ajo tha se virusi tani po përhapet në komunitet – me raste të zbuluara që nuk kanë pasur kontakt me askënd që ka vizituar Afrikën Perëndimore, ku sëmundja është endemike’.
Por rreziku për popullatën e përgjithshme mbetet “jashtëzakonisht i ulët”, me rastet e deritanishme të gjetura kryesisht në disa zona urbane dhe midis burrave homoseksualë ose biseksualë, tha Dr Hopkins. Megjithëse nuk ka një vaksinë specifike për linë e majmunëve, disa vende kanë thënë se po grumbullojnë vaksina kundër lisë, të cilat janë rreth 85% efektive në parandalimin e infeksionit, sepse të dy viruset janë mjaft të ngjashëm.
Nuk është ende e qartë pse po ndodh tani ky shpërthim i papritur. Një mundësi është që virusi të ketë ndryshuar në një farë mënyre, megjithëse aktualisht ka pak prova që sugjerojnë se ky është një variant i ri. Një shpjegim tjetër është se virusi e ka gjetur veten në vendin e duhur në kohën e duhur për të lulëzuar. Gjithashtu, lija e majmunëve mund të përhapet më lehtë sesa në të kaluarën, kur vaksina kundër lisë ishte përdorur gjerësisht. BBC
Sëmundje ka dhe më të rrezikshme se covid 19., por PIB boterore është 80%, dhe financimi me interes 4% është i pa përballueshëm për asnjë shtet.
Doni te hiqni te line?? Hiqni majmunin tedros,perbinshin gates dhe vrasesin faucci.