OKB: Që nga muaji maj, mbi 1700 të vrarë teksa po prisnin për ndihma në Gazë!

16 Gusht 2025, 08:45Bota TEMA
OKB: Që nga muaji maj, mbi 1700 të vrarë teksa po prisnin

“Që nga 27 maji e deri më 13 gusht, ne kemi regjistruar të paktën 1.760 palestinezë të vrarë teksa po kërkonin të merrnin ndihma. Prej tyre, 994 u vranë në afërsi të qendrave të Fondacionit Humanitar për Gazën [GHF] dhe 766 përgjatë rrugëve ku kalojnë kamionët me ndihma. Shumica e këtyre vrasjeve u kryen nga ushtria izraelite”, tha zyra e agjencisë së OKB-së për territoret palestineze.

Më 1 gusht, kjo zyrë kishte raportuar për 1373 të vrarë.

Përditësimi i të dhënave vjen pasi agjencia për mbrojtje civile në Gazë tha se të paktën 23 persona u vranë nga Izraeli të premten, përfshirë 12 persona të cilët po prisnin për ndihma humanitare.

Më herët gjatë javës, shefi i ushtrisë izraelite tha se janë miratuar planet për ofensivën e re në Gazë. Ofensiva ka për synim mposhtjen e Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe BE-ja – dhe lirimin e pengjeve të mbetura.

Ushtria izraelite synon të marrë nën kontroll Qytetin e Gazës dhe kampet e refugjatëve që gjenden në afërsi. Këto janë disa nga zonat më të populluara të Rripit të Gazës, që ka pësuar shkatërrime të mëdha gjatë 22 muajve luftë.

Planet e qeverisë izraelite për të zgjeruar luftën kanë nxitur reagime të ashpra ndërkombëtare, si edhe kundërshtime në Izrael.

Ekspertë të mbështetur nga OKB-ja kanë paralajmëruar për uri të thelluar në Gazë, ku Izraeli ka kufizuar ndjeshëm sasinë e ndihmës humanitare që lejon të hyjë në këtë territor.

Një uri e përhapur që po zhvillohet në territor, ku Izraeli ka kufizuar ndjeshëm sasinë e ndihmës humanitare që lejon të hyjë. Lufta nisi më 7 tetor 2023, pasi Hamasi sulmoi jugun e Izraelit duke vrarë afër 1.200 persona dhe duke rrëmbyer 251 të tjerë.

Ofensiva izraelite ka vrarë më shumë se 61.000 palestinezë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazën e kontrolluar nga Hamasi – shifra që OKB-ja i konsideron të besueshme. /REL/

3 Komente

  1. N
    Neta Njahu

    Moj Okebe,Jane ushtare te hamasit ndaj duhen vrare .Paqja vjen vetem Duke vrare ,sidomos ata me te rrezikeshmit-grate,femijet ,pleqte,te uritirit sidomos.Ah,moj Okebe,kur nuk kupton detyren tende ,shkrihu ,moj e shkrete.nDetyra jote nuk eshte te numurosh sa vriten me buke ne gojet.

    Përgjigjjuni
    1. u
      u dhime duke qesh

      Propoganda antisemite e cdo organizate eshte qesharake dhe e destinuar te deshtoje! Kush i dha shifrat e te vrareve? Me siguri "Ministria e Shendetesise ne Gaza" dmth Hamasi! Madje sipas te dhenave te fundit, te vraret para se te vdisnin ishin pyetur nese ishin vrare per buke integrale apo per pite me gjalpe.

      Përgjigjjuni
    2. A
      Albania-Israel brotherhood

      U pushtua Gaza? A na e shpjegoni dot nese eshte pushtuar sot Gaza nga Izraeli? Po apo jo? Nese ti do thuash PO (qe me siguri kete ke ne mendje, por mund ta nderrosh sapo te lexosh fjaline time te meposhtme), atehere kjo do te thote se perpara 7 tetorit 2023 Gaza NUK ISHTE E PUSHTUAR! Sepse nuk mund te pushtosh nje vend qe ka qene i pushtuar, apo jo. Pra Gaza nuk ka qene e pushtuar dhe tani u pushtua! Zgjidhni e merrni o trupeshket pro-Hamas, he si do e thoni!? Jo po Gaza ka qene "burg i hapur" jo po kontrollohet nga toka, ajri dhe deti, jo po terci e verci... Gaza ka qene nje territor krejtesisht nen administrimin e arabeve, qe nga 2005! Arabet e Gazes deshen dhe ja dhane pushtetin nazi-islamisteve te Hamasit! Gaza ka qene e kontrolluar me kufij tokesore jo vetem nga Izraeli, por edhe nga Egjypti. Perse beni sikur e harroni kete mor Maskarenj-Budallenj!? Muri rrethues i Egjyptit eshte 3 here me i larte se muri i Izraelit dhe per ndryshim nga Izraeli, ku para 7 tetorit 2023 me mijra gazjane kalonin kufirin dhe futeshin ne Izrael per pune ditore me leje-kalimi, ne Egjypt gazjanet e kishin plotesisht te ndaluar te kalonin kufirin. Nuk e dinit!? Epo jeni te grupi i BUDALLENJVE, qe s'dini asgje! E dinit, epo jeni te grupi i MASKARENJVE qe beni sikur e harruat! Izraeli kontrollonte hapesiren ajrore dhe detare te Gazes!? Po natyrisht, eshte afermendsh. Pse ju kujtoni se nuk e dinin izraelitet ate qe benin hamasistet ne Gaza? Natyrisht do perpiqeshin te ndalonin armet dhe armatimet, kete do e bente cdo shtet ne bote, nese do kishte fqinj nje vend TERRORIST dhe KRIMINAL. Apo ju rren mendja se nuk do e benin dhe te tjeret!? E prape se prape, nga Gaza per 18 vjet hidheshin raketa drejt qyteteve te Izraelit, vetem ne 2024-n jane hedhur 34 mije raketa! E megjithate ne Gaza u futen nepermjet tyneleve armatim nga Irani dhe u ndertuan tynele ushtarake ne nje rrjet prej 500km! Mbas Masakres Gjenocidale te 7 tetorit cdo gje mori fund! Nuk ka me asnje shprese per arabet e Gazes qe ti shpetojne ndeshkimit. E keni degjuar fjalen AMALEK qe tha Netanjahu ne 8 tetor 2023? Interesohuni cfare kuptimi ka dhe do kuptoni!

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje