Putin hipën në “Bishën” e Trump, udhëtojnë së bashku drejt sallës së samitit

15 Gusht 2025, 21:38Bota TEMA
Putin hipën në “Bishën” e Trump, udhëtojnë

Pasi shtrënguan duart në tapetin e kuq në pistën e aeroportit të Anchorage, Donald Trump dhe Vladimir Putin iu drejtuan drejt automjeteve që po i prisnin.

Por, pavarësisht se Putin kishte sjellë limuzinën e tij "Aurus" dhe ajo u pa në pistën pranë aeroplanëve, presidenti rus hipi në limuzinën presidenciale amerikane, të njohur si "Bisha".

Presidenti rus u pa me një buzëqeshje të madhe në fytyrë, ndërsa Trump dukej sikur po i përshëndeste turmës.

Më shumë se gjashtë vjet pas takimit të tyre të fundit, Trump dhe Putin janë përsëri ballë për ballë. Të dy udhëheqësit u përshëndeten me një shtrëngim duarsh pasi zbritën nga aeroplanët e tyre në bazën ushtarake Elmendorf-Richardson në Anchorage.

Trump i buzëqeshur madje duartrokiti presidentin rus ndërsa ai iu afrua atij në tapetin e kuq.

Ndërsa Trump dhe Putin u ndalën shkurt për një foto, duke qëndruar në një platformë, gazetarët shfrytëzuan rastin për t'u bërë pyetje të dy udhëheqësve.

"President Putin, a do të bini dakord për një armëpushim?", pyeti një nga gazetarët, por lideri rus refuzoi të përgjigjej.

Një tjetër pyeti se cili është mesazhi i Trump për Putinin, por të dy u larguan menjëherë pas pyetjes së fundit nga një gazetar i cili iu drejtua Putin, duke thënë nëse do të ndalonte së vrari civilë.

3 Komente

  1. T
    T

    Ja Ben dot.ket pytje kministrit izraelit? Normal qe.jo,se I heqin nga puna. Pjerdh putini per gazetar te CNN apo BBC

    Përgjigjjuni
    1. P
      Pirdhni se liroheni

      Putini i ta qe nuk te degjoj se cfare llap ky gazetari i shkrimit ja fut pordhes. Te fjitha cfare shkruan ky koqe ne artikull u shikuan vizualisht dhe nuk kishte nevoje per perkthes, shtrengimi i duarva, foto, limuzina "Bisha" etj. Na thua dot ndonje gje cfare u ra dakort ne takimin mbi 3 ore, kjo po do te ishte lajm,o koqe gazetar.

      Përgjigjjuni
      1. P
        Prisni se akoma nuk keni pare gje.

        Puutini ne "Bishen" e Trump. Zhelja rrugve te BE si lypsar., dallim i madh.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje