Deputeti ukrainas: Nuk kemi pritshmëri të larta për bisedimet Trump-Putin

15 Gusht 2025, 16:45Bota TEMA
Deputeti ukrainas: Nuk kemi pritshmëri të larta për bisedimet

Oleksandr Merezhko, deputet ukrainas dhe kryetar i Komisionit Parlamentar për Punët e Jashtme, deklaroi se nuk ka “pritshmëri të larta” përpara takimit të sotëm mes Donald Trump dhe Vladimir Putin.

Duke folur për mediat, ai tha se samiti në Alaska është "tashmë një fitore diplomatike" për presidentin rus Vladimir Putin. Trump e ka sjellë atë "në qendër të vëmendjes”.

"Nuk pres ndonjë rezultat të prekshëm për arsyen e thjeshtë se Putini nuk dëshiron ta ndalë luftën. Qëllimi i tij është të shkatërrojë Ukrainën dhe Trump nuk duket se është i gatshëm të vendosë sanksione ndaj Rusisë dhe atyre që e mbështesin atë", thotë Merezhko.

Ai theksoi gjithashtu një qëndrim të përsëritur nga Ukraina dhe aleatët e saj evropianë se "fati i Ukrainës duhet të vendoset nga ukrainasit" dhe me "pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë të presidentit tonë".

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky nuk është ftuar në bisedime, megjithëse Trump deklaroi, se ai do të kontaktohej nëse takimi shkonte mirë dhe një i dytë ishte i nevojshëm.

"Ndoshta ata tashmë kanë arritur një lloj marrëveshjeje të cilën mund ta finalizojnë gjatë samitit," thotë Merezhko, duke shtuar: "Ne nuk dimë asgjë dhe kjo krijon shumë rreziqe për sigurinë dhe të ardhmen tonë."

1 Komente

  1. Z
    Z

    Boboooo sa e vogel duket koka e kalit para ketij budalles qe ben deklarata dhe i ben "presion" Presidentit Trump per te shtuar sanksionet kunder Rusise, pra per te shkerdhyer me tej jetesen e shtrenjte te qytetareve te Botes, se Ukraina per lesh kari ka ikur. Putini o koke-kal (kar) nuk e beri te famshem Trump, ai e ka gjetur ate ne fronin e rusise ne te dy mandatet qe ka ardhur ne SShtepine e Bardhe, emri i Putinit eshte bere i famshen qe ne vitin 1999. Merru me Zhelen dhe Perendimin Gay te Perendimit qe u keqperdori e u futi ne lufte kunder nenes tuaj Rusi, sllavet ne lufte vellavrasese, e bete me te forte Federaten Ruse dhe 20% te territorit tuaj ore toc iku per lesh dhe kryeqytet kane Mosken

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje