Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov, mbërriti në një hotel në Anchorage të Alaskës, përpara takimit Trump-Putin i veshur me një bluzë me mbishkrimin “СССР”, versioni rus i akronimit për Bashkimin Sovjetik (USSR).
Në pamje, Lavrov shihet duke dalë nga makina, i veshur me një bluzë T-Shirt ngjyrë të bardhë dhe xhaketë, ndërsa në pjesën e përparme të bluzës duket qartë shkrimi “СССР” (Bashkimi Sovjetik)
Më herët, shefi i diplomacisë ruse kishte kërkuar që të mos bëhen parashikime për samitin në Alaska mes presidentit rus Vladimir Putin dhe atij amerikan Donald Trump, i planifikuar për ditën e premte.
Ai theksoi se Rusia ka një qëndrim të qartë, i cili do të prezantohet gjatë takimit.
Gjithashtu, Lavrov shtoi se nuk ka shqetësim përpara këtij eventi.
Probleme I CCCP eshte se disa njerez kerkon e ta riformojne po pa préteur vullnetin e popujve qe e formonin ate. Lavrov me shoke harrojne se populli qe e ka zgjedhur nuk I ka déléguar fuqine qe te bejne e rizhbeje Rusine, keta marrin kopetenca per te cilat askush nuk ju a ka besuar kur prezantohen ne zgjedhur.
Mos vall është pyetur vullneti i popullit të europës për antërsimin e shtetevet të reja në union?
CCCP=1990, ose falimentimi i mashtrimit dhe gënjeshtrës.
Une mendoj se ai deshiron t'i kujtoje Trampit prmtimin qe SHBA i beri BS ne vitin 1990 qe NATO nuk do te zhvillohet drejt lindjes.
Mesazhi i Lavrov eshte shume i qarte, Ukraina ne kete samit mer Noc Rrokun e Rames, por bisedat do te jene per bashkepunimin mideis tyre ne te ardhmen, per heqjen e saksioneve dhe pse jo qe Amerika te gelltise Groenlanden dhe Putin te mos ndjehet...... etj etj.