“Kërko çfarë s’të ka takuar kurrë dhe kërcëno”, strategjia ruse e negociatave sipas doktrinës Gromyko

15 Gusht 2025, 09:32Bota TEMA
“Kërko çfarë s’të ka takuar kurrë dhe

Përshtatur në shqip, artikull i Corriere Della Sera

Për të kuptuar mënyrën se si negocion Putini, duhet të kthehemi te Andrei Gromyko, legjendari “Z. Nyet” (që do të thotë “Zoti Jo”), që drejtoi diplomacinë sovjetike nga viti 1957 deri më 1985, duke shërbyer nën pesë sekretarë të përgjithshëm të PKBS-së: Hrushovi, Brezhnevi, Andropovi, Çernenko dhe Gorbaçovi, i cili e shkarkoi atë.

Mësuesi i tij ishte Vyacheslav Molotov, ministri i Jashtëm i Stalinit, i njohur më shumë si “çekiçi” për aftësinë që kishte për të përsëritur të njëjtën gjë pa pushim, pavarësisht kundërshtimeve të bashkëbiseduesve. Molotovi hyri në histori për marrëveshjen famëkeqe të firmosur në vitin 1939 me homologun nazist von Ribbentrop, përmes së cilës Stalini dhe Hitleri u dakordësuan për ndarjen e ardhshme të Polonisë.

Por, siç e pranoi edhe Henry Kissinger, Gromyko e tejkaloi atë për nga aftësia dhe këmbëngulja. “Të negocioje me të pa njohur çdo detaj të dosjes, ishte njësoj si të bëje vetëvrasje”, tha sekretari amerikan i Shtetit në atë kohë.

Mjeshtër i fshehjes dhe dredhisë, në një moment të rrallë sinqeriteti, Gromyko i përmblodhi kështu parimet bazë të taktikës së tij negociuese, sipas shënimeve të njërit prej bashkëpunëtorëve të tij, Oleg Grinevski:
“Para së gjithash, kërko maksimumin, mos ki turp të ekzagjerosh. Kërko edhe gjërat që nuk të kanë takuar kurrë. Së dyti, paraqit ultimatume. Kërcëno me luftë, mos i kurse kërcënimet, pastaj propozo negociata të përshtatura me situatën. Gjithmonë do të jetë dikush, në Perëndim, që do të bjerë në grep. Së treti, sapo të nisin negociatat, mos lësho asnjë milimetër. Bashkëbiseduesit përfundimisht do të të japin një pjesë të asaj që ke kërkuar. Por edhe atëherë, mos firmos: shty më tej për të marrë më shumë dhe ata do të pranojnë. Kur të kesh marrë gjysmën ose dy të tretat e asaj që nuk të takonte, atëherë mund ta konsiderosh veten diplomat.”

6 Komente

  1. H
    Haka Tekizoti

    Domethënë, sa më qen bir qeni aq më i sigurt në sukses, sa më mashtrues aq më përfitues, sa më i paskrupullt aq më të mëdha lëshimet që të bëhen; e gjitha barazi diplomat, në gjuhë të Murrizit: diplomut.

    Përgjigjjuni
    1. A
      ANA

      DIPLOMAT LESHI: KJO LLOJ TEORIE E CMENDUR CON GJITHMONE NE LUFTE . PSE? SEPSE SOT JE TI I AVANTAZGHUAR, POR NESER, RAPORTI I FORCAVE NDRYSHON DHE KESHTU RIFILLON LUFTA. NE FAKT, NE NJE EPOKE TE RE GLOBALE, KU FJALA "UNE" EVENDESOHET ME "NE", KA KUPTIM VETEM NJE GJE: NEGOCIATA MBI BAZEN E INTEERSAVE TE PERBASHKETA AFATGJATE...ATO TE "NGUSHTA" TUAT, BIEN. BE ESHTE NJE RAST E TILLE I JASHTEZAKONSHEM KURSE RUSET DIKUR APO SOT PUTINI - I STALINIZUAR, ESHTE RELIKE QE DO TE KETE NJE FUND, PASI AI PERFAQESON TE TEJKALUAREN

      Përgjigjjuni
      1. g
        ganiu

        AnA, këtë diplomaci e bën një halabak, një bqir lulishtesh. E di përse e bën? Fare thjesht. Sepse nuk ka fytyrë. Bën bllof. I njëjti person që tregohet kaq trim, sapo e sheh se nuk i funksionon bllofi, fut bishtin në shalë dhe ja mbath. Duke filluar nga raketat e Kubës e deri sot. Sa herë ka funksionuar ky variant? Funksionoi në Kubë, Libi, Serbi, aeroplanët e rrëzuar nga Turqia, po funksionon sot me "vijat e kuqe"? Këtyre ju ka funksionuar vetëm atëherë kur i kanë LEJUAR të tjerët.

        Përgjigjjuni
      2. Z
        Zhvejku

        Dhe ç’ka këtu për tu habitur, dihet politika dhe dipllomacia kanë veçorit e tyre, janë artë më vete, mos harojm spiunazhin qe luan një rol të rëndësishëm ne këta dy faktor.

        Përgjigjjuni
        1. T
          Tirana

          Ky Ganiu qenka koqe kandari a e di kush eshte Rusia ky idiot

          Përgjigjjuni
          1. g
            ganiu

            Jo akoma, ajo, Rusia, e di që "Ganiu" pallton majkën tate. Atje ku ajo punon. Në kuplara.

            Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje