Orban pro Ballkanit, por kundër Ukrainës

19 Nëntor 2023, 15:24Bota TEMA

Orban pro Ballkanit, por kundër Ukrainës

Kryeministri hungarez Viktor Orban deklaroi vendosjen e vetos për hapjen e negociatave me Ukrainen në samitin e muajit dhjetor ndërsa shprehu hapur mbështetjen për shtetet ballkanike.


“Ne e shohin zgjerimin e Ballkanit Perëndimor si një mundësi dhe një burim energjie dhe fuqie, tha Orbán. Nëse rajoni nuk bëhet pjesë e BE-së, do te rritet ndikimi gjeopolitik nga fuqi të tjera”, tha ai.

Orban tha se ne dallim nga shtetet ballkanike Ukraina është vite drite larg nga anëtarësimi në BE. Sipas tij premtimi i BE-së për të filluar bisedimet e pranimit me Kievin ishte një gabim. Komentet erdhën pasi Orban u rizgjodh si president i partisë Nacionaliste të krahut të djathtë Fidesz për herë të 11-të radhazi.

Ekzekutivi i BE-së në fillim të këtij muaji rekomandoi fillimin e bisedimeve të pranimit me Ukrainën, duke thënë se qeveria e saj ka treguar një nivel të jashtëzakonshëm të forcës institucionale, vendosmërisë dhe aftësisë për të funksionuar.

Pranimi i një shteti të madh në BE si Ukraina për hungarezët do të riorientonte sistemin për shpërndarjen e fondeve për vendet anëtare. Hungaria, ka kërcënuar se do të bllokojë një plan të BE-së për të ofruar një paketë ndihme 4-vjeçare, prej 50 miliardë eurosh për Ukrainën.

2 Komente

  1. G
    Genti

    Orban ka të drejtë pasi hapja e negociate për antarsim me një vend si Ukraina që ndodhet në luftë me Federatën Ruse dhe me probleme të rënda të demokracisë dhe korrupsioni do importonte problemet e saj në BE. Përveç kësaj taksapaguesit evropianë do duhet të paguajnë me taksat e tyre si luftën ashtu edhe rindërtimin e Ukrainës.

    1. Z
      Zhvejku

      Qe ti mbushet mendja disa homodebilavet te albanistanit se kush eshte burreshteti. Bravo V. Orban.

      Lini një Përgjigje