
Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, ka thënë të premten se Ukraina e ka humbur tashmë luftën kundër pushtimit rus dhe se presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, do ta ndërpresë mbështetjen e SHBA-së për Kievin.
Orbani është nikoqir i një samiti dyditor në kryeqytetin hungarez Budapest, ku lufta në Ukrainë do të jetë lartë në agjendë në tubimin e së premtes të liderëve të 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, shumica e të cilëve besojnë se vazhdimi i furnizimit të Ukrainës me armë dhe ndihmë financiare janë elemente të rëndësishme për sigurinë e kontinentit.
Duke folur në radion shtetërore të premten në mëngjes, Orban – i cili është i afërt me Trumpin dhe presidentin rus Vladimir Putin – e përsëriti qëndrimin e kamotshëm se duhet të shpallet armëpushim i menjëhershëm.
Ai parashikoi se Trumpi, i cili i fitoi zgjedhjet në SHBA këtë javë, do t’i japë fund luftës në Ukrainë.
“Sikur Donald Trump t’i kishte fituar zgjedhjet e vitit 2020 në Shtetet e Bashkuara, këto dy vjet ankthi nuk do të kishin ndodhur, nuk do të kishte pasur luftë”, tha Orban.
“Gjendja në vijën e frontit është e qartë, ka ndodhur një disfatë ushtarake. Amerikanët do të tërhiqen nga kjo luftë”, shtoi ai.
Forcat ruse kanë shënuar përparime të vogla rishtazi në lindje të Ukrainës, megjithëse pozicionet në vijën e frontit kanë mbetur kryesisht stabile për muaj të tërë. Megjithatë, forcat ukrainase janë duke hasur në vështirësi t’i bjënë ballë ushtrisë ruse, e cila është më e madhe dhe e pajisur më mirë.
Mbështetja nga Perëndimi është tejet vendimtare për Ukrainën për t’u bërë barrë pasojave të luftës. Pasiguria për atë se sa do të zgjasë kjo ndihë u rrit këtë javë, pas fitores së Trumpit në zgjedhje.
Trumpi vazhdimisht e ka kundërshtuar mbështetjen e SHBA-së për Ukrainën.
Gjatë takimit të enjten të liderëve evropianë në Budapest, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i kundërshtoi pretendimet e Trumpit se lufta e Rusisë me Ukrainën mund të përfundojë brenda ditës. Ukraina dhe shumë mbështetës të saj evropianë druajnë se kjo nënkupton marrëveshje paqeje sipas kushteve që i leverdisin Putinit, që përfshijnë heqjen dorë nga territori.
“Nëse do të ndodhte shpejt, do të humbiste Ukraina”, tha Zelensky.
Orbani ka kohë të gjatë që kërkon minojë përkrahjen e BE-së për Kievin dhe në vazhdimësi ka bllokuar, vonuar apo pakësuar përpjekjet e bllokut për ta furnizuar me armë dhe të holla.
Para samitit të premten, presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, tha: “Ne duhet ta forcojmë Ukrainën, ta mbështesim atë, sepse nëse nuk e bëjmë, do të ishte sinjal i gabuar për Putinin, si dhe për disa regjime të tjera autoritare nëpër botë”.
Hajde shqip hajde…Orbani qenka “niko qiri” i takimit! Po pastaj ca do beje nikoqiri Putin?
Nuk do ndodhi. Tramp do shesi arme. Nuk mund te beje ndryshe.
Debil, nuk e kupton qe je nje limon i shtrydhur? Demon me te madh ti ja dhe Ukraines pupet President.
Amerika me Tramp në krye, do të ndërpresë mbështetjen financiare dhe ushtarake nda Ukrainës, sepse, Zelenski në një anë kërkon ndihma, por nga ana tjetër, nuk pranon “mëndje dhe sugjerime” nga kontribuesit, por do të bëjë siç do vetë. Atëhere, SHBA, nderpret këto ndihme, dhe Zeleshi le të bëjë çtë detë vetë.
Edhe Kosoves do i nderprese mbeshtetjen, e ta shofin mire pastaj keta maloket qe e votuan.