Pas konfliktit izraelito-palestinez, Britania e Madhe dërgon në Mesdhe dy anije të marinës mbretërore dhe avionë vëzhgimi

13 Tetor 2023, 18:58Bota TEMA
Pas konfliktit izraelito-palestinez, Britania e Madhe dërgon në Mesdhe

Gjithashtu do të dërgohen tre helikopterë Merlin dhe forca për operacione speciale e Mbretërisë së Bashkuar.

Qeveria britanike po organizon gjithashtu fluturime për shtetasit britanikë të bllokuar në Izrael. Avioni i parë pritej të nisej nga Tel Avivi të enjten, por që nga mëngjesi i së premtes ai ende nuk ishte nisur.

Duke folur në Suedi të premten, kryeministri Rishi Sunak ka thënë se Mbretëria e Bashkuar po monitoronte nga afër situatën në Izrael, duke shtuar se janë të shqetësuar për civilët dhe çështjet humanitare.

Kryeministri ka thënë po ashtu se asetet e Marinës Mbretërore do të zhvendosen në Mesdhe gjatë javës së ardhshme, në mënyrë që të “sigurojnë mbështetje humanitare sipas nevojës”.

Të enjten, ai ka folur me kryeministrin e Izraelit për të riafirmuar mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për Izraelin pas sulmit të Hamasit.

Lini një Përgjigje