Përmbytje apokaliptike në Pakistan, kryeministri: Disa pjesë të vendit duken si det

7 Shtator 2022, 22:00Bota TEMA

Përmbytje apokaliptike në Pakistan, kryeministri: Disa pjesë

Pjesë të Pakistanit po duken si “det” tha kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, gjatë vizitës që i bëri më 7 shtator disa prej pjesëve të goditura nga vërshimet.

Vërshimet në Pakistan kanë mbuluar me ujë pothuajse një të tretën e këtij shteti, teksa numri i viktimave ka arritur në 1.343.

Nga vërshimet janë prekur 33 milionë njerëz nga popullsia prej 220 milionë banorësh. Për këtë fatkeqësi faji i është hedhur ndryshimeve klimatike, teksa qindra mijëra persona kanë mbetur pa shtëpi dhe autoritetet pakistaneze kanë vlerësuar se dëmet e shkaktuara nga vërshimet arrijnë në vlerën e të paktën 10 miliardë dollarësh.

“Nuk mund ta besoni shkallën e shkatërrimit që është këtu”, tha Sharif për mediat pasi vizitoi provincën jugore Sind. “Ka ujë gjithandej, deri ku të shohin sytë. Thjesht është si det”.

Qeveria pakistaneze u ka dhënë para të gatshme familjarëve të viktimave të vërshimeve në vlerë të përgjithshme prej 313.90 milionë dollarësh. Ekzekutivi po ashtu është zotuar se do të blejë tenda për familjet e zhvendosura, tha Sharif.

2 Komente

  1. C
    Cudia

    Vjedhin buxhetin e shtetit vite me radhe dhe tani fajin e ka natyra...politikanët jane njëlloj në gjithë botën mother fuckers!!

    Përgjigjjuni
    1. a
      anti25642654censurë

      tashti filloni e kërkoni ndihmë tek "të degjeneruarit" e perëndimit!! apo tek talibanët që i furnizonit me armë dhe me vëndstrehime?? mos harroni dhe putanën,dhe ai ju do shumë,se n uk keni vendosur sanksione!!e ai po që është burrë zamani!!nuk del me kostum si presidentët e "degjeneruar" të perëndimit,por gjys lakuriq tu peshku me grep!!

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje