Polonia dërgon mbi 240 tanke në Ukrainë

22 Qershor 2022, 14:48Bota TEMA

Polonia dërgon mbi 240 tanke në Ukrainë

Polonia ka furnizuar Ukrainën me më shumë se 240 tanke dhe 100 automjete të tjera të blinduara për të ndihmuar fqinjin e saj të përballet me pushtimin e ushtrisë ruse, njoftoi të martën presidenti polak, Andrei Duda.

Varshava dërgoi gjithashtu sisteme raketore dhe municione, tha kreu i shtetit polak gjatë një takimi me ambasadorët.

Në total, qeveria polake ka dhënë 1.6 miliardë dollarë ndihmë ushtarake për forcat e armatosura të Ukrainës për të zmbrapsur pushtimin rus dhe për të siguruar që lufta të mos përhapet në territorin polak, sipas Varshavës.

Lini një Përgjigje