"Presidenti Trump po shqyrton mundësinë e daljes nga marrëveshja tregtare SHBA-Kanada-Meksikë"

11 Shkurt 2026, 17:15Bota TEMA
"Presidenti Trump po shqyrton mundësinë e daljes nga

Presidenti i SHBA, Donald Trump po shqyrton mundësinë e tërheqjes nga Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Amerikës së Veriut (USMCA), e cila sjell më shumë pasiguri në negociatat me Kanadanë, Meksikën, raporton Bloomberg.

Sipas Bloomberg, një dalje eventuale e SHBA-së nga USMCA mund të shkaktojë një tronditje të menjëhershme ekonomike, të rrisë tarifat për eksportet meksikane dhe kanadeze dhe të prishë integrimin e furnizimit që ka zgjatur për më shumë se tre dekada.

Marrëveshja mbulon mallra dhe shërbime me vlerë rreth dy trilionë dollarë dhe është një lidhje kyçe tregtare për SHBA-në me fqinjët e saj.

Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë theksuan se “presidenti po kërkon zgjidhjen më të mirë për popullin amerikan”, ndërsa negociatat vazhdojnë.

Negociatorët nga SHBA-ja, Kanadaja dhe Meksika po shqyrtojnë aktualisht rishikimin e marrëveshjes përpara një zgjatjeje të mundshme më 1 korrik.

Trump tashmë ka ushtruar presion mbi Otavën dhe Meksikon, duke kërkuar lëshime shtesë tregtare, si dhe duke adresuar çështjet e migracionit, luftës kundër narkotikëve dhe mbrojtjes.

Trump më parë e quajti marrëveshjen “të parëndësishme”, por për momentin ai mbajti nën vëzhgim mundësinë e negociatave dypalëshe me Kanadanë dhe Meksikën, duke theksuar se dëshiron që të dy vendet të përparojnë, ndërsa SHBA-të të mos varen nga produktet e tyre.

4 Komente

  1. I
    Igor

    Pse nuk e prish mareveshjen tregtare me gjith boten keshtu clirohemi nga nji mikrob.

    Përgjigjjuni
    1. p
      pamfleti

      sherbetori me i mire i putinit ne shekuj

      Përgjigjjuni
      1. z
        zhelenski cifut

        ke te drejte shoku Tarras

        Përgjigjjuni
        1. a
          anti25642654censurë

          he të qiftë derri robt!!

          Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje