Putin-Polonisë: Çdo agresion kundër Bjellorusisë është sulm ndaj Rusisë

21 Korrik 2023, 14:50Bota TEMA

Putin-Polonisë: Çdo agresion kundër Bjellorusisë

Presidenti rus, Vladimir Putin e ka akuzuar të premten shtetin anëtar të NATO-s, Poloninë, se ka ambicie territoriale në ish-Bashkimin Sovjetik.

Mes tjerash, Putin ka thënë se secili agresion kundër Bjellorusisë do të konsiderohet sulm ndaj Rusisë, dhe se Moska do ta mbronte shtetin fqinj me të gjitha mjetet që i ka në dispozicion.

Komiteti i Sigurisë në Varshavë ka marrë vendim të mërkurën për t’i dërguar disa njësite ushtarake në lindje të Polonisë pasi anëtarë të grupit mercenar rus Wagner kanë arritur në Bjellorusi, ka thënë agjencia shtetërore e lajmeve PAP, duke e cituar sekretarin e komitetit.

Të mërkurën, shefi i Wagnerit, Yevgeny Prigozhin, është parë në një video duke i mirëpritur luftëtarët e tij në Bjellorusi, duke u thënë se nuk do të marrin më pjesë në luftën në Ukrainë, mirëpo do të përgatiten për Afrikë teksa e stërvitin ushtrinë bjelloruse.

Putin ka thënë se ka raportime në media se një njësi polako-lituanez do të shfrytëzohet për operacionet në perëndim të Ukrainës pjesë të së cilës dikur i kanë takuar Polonisë dhe që ta pushtojë territorin atje.

“Dihet mirë se ata ëndërrojnë edhe tokën bjelloruse”, ka thënë ai, pa ofruar ndonjë të dhënë.

Polonia, në anën tjetër, ka hënë se nuk ka ambicie territoriale në Bjellorusi.

4 Komente

  1. E
    Engelsi

    O Putano sigurisht qe Polonia e di ate gje,por ty spo te mbushet ajo kaptina e spiunit akoma qe nese sulmon Polonine do te shkerdheje nene e babe e gjithe Natoja

    Përgjigjjuni
    1. M
      MARKSI

      Engels!Meqense polonia paska shpatullat te ngrohta, dhe e sigurt qe nato do shpartalloj rusin, pse nuk sulmon por leshon vetem porrdha dhe fenda, qe ti marresh ere ti dhe soji jote rusofob!!?? Marksi.

      Përgjigjjuni
    2. S
      SULEJMAN

      PO KY PIS PO DON ME PUSHTU BOTEN, DO NA COJE PER LESH NDYRESIRA

      Përgjigjjuni
      1. P
        Proletari

        Sulo! Mo u tremb, se kemi naton qe na mbron!

        Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje