SHBA, ende pa asnjë informacion rreth fatit të ushtarit që u fut në Korenë e Veriut

20 Korrik 2023, 21:40Bota TEMA
SHBA, ende pa asnjë informacion rreth fatit të ushtarit që u fut

Koreja e Veriut nuk po i përgjigjet përpjekjeve për të negociuar lirimin e një ushtari amerikan që u largua përtej kufirit të saj. Lajmin e bën të ditur Uashingtoni.

​​Travis King kaloi të martën Zonën e Çmilitarizuar (DMZ) që ndan Korenë e Veriut dhe atë të Jugut.

Për rastin, Pentagoni kontaktoi me Korenë e Veriut, tha një zëdhënës i Departamentit të Shtetit, por si duket përgjigje nuk ka ende.

Nuk ka pasur asnjë fjalë nga Veriu për vendndodhjen e King ose fatin e tij. Incidenti vjen në një kohë veçanërisht të tensionuar me Veriun.

Marrëdhëniet me SHBA-në kanë rënë në vitet e fundit, teksa Koreja e Veriut teston dhjetëra raketa gjithnjë e më të fuqishme të afta për të mbajtur koka bërthamore.

Në udhëzimet për udhëtime, SHBA-ja u thotë qytetarëve të saj të mos udhëtojnë në Korenë e Veriut, një nga shtetet më të izoluara në botë, për shkak të rrezikut serioz të vazhdueshëm të arrestimit.

Është e paqartë nëse PV2 King ka dezertuar apo po shpreson të kthehet.

Ekspertët thonë se një ushtar i tillë i rangut të ulët do të kishte pak vlerë propagande dhe inteligjence, gjë që mund ta shtyjë Korenë e Veriut ta lirojë atë, por mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë.

1 Komente

  1. K
    KATUNDARI

    Kerkoni kerkoni se aty e kane .do tua sjellin ne tepsi

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje