
Presidenti rus, Vladimir Putin ka nënshkruar një dekret, i cili u mundëson banorëve të zonave të kontrolluara në Ukrainë nga ushtria ruse të marrin me proceduar të lehta nënshtetësinë ruse.
Putin ka lëshuar urdhër për të thjeshtuar procedurën e dhënies së shtetësisë ruse për banorët e rajoneve Zaporizhzhia dhe Kherson në jug të Ukrainës, raporton BBC.
Ministria e Jashtme e Ukrainës e denoncoi tekstin e nënshkruar sot nga presidenti Putin, i cili thjeshton procedurën për marrjen e pasaportës ruse për banorët e rajoneve Kherson dhe Zaporizhzhia si një "shkelje flagrante" të integritetit territorial të vendit.
“Dhënia e detyruar e pasaportave për ukrainasit në Kherson dhe Zaporizhzhia është dëshmi e mëtejshme e qëllimit kriminal të luftës së Rusisë kundër Ukrainës”, thuhet në një deklaratë të ministrisë.
Kam dy nënshtetësi., përse jo ata.