Pse Zaporizhzhia është e rëndësishme për Rusinë?

25 Maj 2022, 15:05Bota TEMA

Pse Zaporizhzhia është e rëndësishme për Rusinë?

Gjatë ditës së sotme janë raportuar sulme me raketa  në qytetin jugor të Zaporizhzhia në atë që shihet si sulmi më i madh në qytet deri më tani. Të paktën një person ka vdekur dhe tre të tjerë janë plagosur, shkruan BBC.

Zyrtarët ukrainas thonë se Rusia ka pocizionuar tre nga grupet e saj taktike të batalionit në Vasylivka rreth 50 km në jug të qytetit, por nuk është ende e qartë nëse ata planifikojnë të nisin një ofensivë në Zaporizhzhia.

Zona është e rëndësishme sepse është një qendër kryesore transporti, veçanërisht për hekurudhat. Ajo është shtëpia e  industrisë së rëndë duke përfshirë një fabrikë çeliku dhe disa kompani, duke përfshirë fabrikën Motor Sich e cila prodhon motorë për avionë dhe helikopterë që rusët pretendojnë se i kanë goditur dhe për prodhimin e radarëve.

Më herët gjatë konfliktit, shumë njerëz nga Mariupol u nisën për në qytet, i cili deri më tani mendohej se kishte qenë relativisht i sigurt. Zaporizhzhia është gjithashtu afër një centrali bërthamor, i cili është më i madhi në Europë, në bregun jugor të lumit Dnieper.

Normalisht, termocentrali gjeneron më shumë se gjysmën e energjisë bërthamore të Ukrainës dhe 20% të furnizimit total me energji elektrike të vendit.

2 Komente

  1. N
    Niku

    Per te ndaluar ukrainasit te ndertojne bomben e tyre atomike. Aty uraniumi u gjet i pasuruar ne 50 %, kur per termocentralin mjafton veç 2%. Ukrainasit kane pasuruar uranium me shume se iranianet e koreanoverioret. Ukraina naziste eshte kercenim per tere boten.

    Përgjigjjuni
    1. K
      Komentator Politik ????????

      çdo pëllëmb sipërfaqe , Rusia e ka fituar në Ukrain me gjakun e pastër të bijëve dhe bijave më të mira të Bashkimit Sovjetik.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje