
Forcat ruse qëlluan mbi një makinë evakuimi në rajonin e Luhansk-ut afër Severodonetsk-ut duke lënë të vrarë një gazetar francez.
Lajmi është bërë i ditur nga mediat vendase duke cituar Serhiy Gaidai-n, kreun e administratës ushtarake në këtë rajon.
“Sot, transporti ynë i evakuimit të blinduar do të merrte 10 persona nga rajoni dhe ra nën zjarrin e armikut. Fragmentet e predhave shpuan parzmoren e makinës, një gazetar i akredituar francez që po raportonte për evakuimin u plagos për vdekje në qafë dhe një helmetë shpëtoi një polic patrullimi”, shpjegoi Gaidai.
Ai shtoi se evakuimi ishte ndalur zyrtarisht.
Emri i gazetarit francez që vdiq pranë Severodonetsk-ut është Frederic Leclerc.
Gazetari punonte për kanalin BFMTV.
Lini një Përgjigje