Reagon Netanyahu: Populli i guximshëm iranian të marrë në dorë fatin e tij

28 Shkurt 2026, 11:15Bota TEMA
Reagon Netanyahu: Populli i guximshëm iranian të marrë në

Izraeli po përgatitet për disa ditë sulmesh ndaj Iranit dhe “edhe më shumë nëse do të jetë e nevojshme”, ka deklaruar një burim izraelit për CNN, ndërsa tensionet në rajon vijojnë të përshkallëzohen.

Sipas burimeve amerikane, edhe ushtria e Shteteve të Bashkuara është duke u përgatitur për disa ditë operacione ushtarake, në një kohë kur presidenti Donald Trump i ka cilësuar sulmet si “masive dhe në vijim”.

Ndërkohë, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka bërë thirrje për ndryshim regjimi në Teheran, në deklaratën e tij të parë publike pas nisjes së sulmeve të përbashkëta SHBA-Izrael.

Në një video-mesazh, Netanyahu iu drejtua “të gjitha pjesëve të popullit iranian”, duke i bërë thirrje që “të flakin zgjedhën e tiranisë dhe të sjellin një Iran të lirë dhe paqësor”. Ai theksoi se veprimi i përbashkët me SHBA-në do të krijojë kushtet që “populli i guximshëm iranian të marrë në dorë fatin e tij”.

Kryeministri izraelit falënderoi gjithashtu Trump për atë që e quajti “udhëheqje historike”, duke shtuar se regjimi iranian “nuk duhet të lejohet të sigurojë armë bërthamore që do t’i mundësonin të kërcënonte mbarë njerëzimin”. 

2 Komente

  1. Z
    Zionisme the cancer of the world.

    ahah.. Populi te mare ne dore fatin e tij.. ! Ashtu si e mori ne dore ne Libi, Irak, Afganistan , dhe Siri. Megjithate , bravo te qofte, mbas 30 vitesh qe mundohesh te terheqesh per hundesh USAn per te sulmuar Iranin, me ne fund ja arrite qellimit. Bere te mundur zgjedhjen e nje presidenti amerikan te kapur per koqesh nga lobi juaj dhe qe po i poloteson te gjitha deshirat tuaja.

    Përgjigjjuni
    1. P
      Prodhim armēsh me intensitet tē papērballueshēm

      Atē duan tē gjithē, por nēse bēhet si Gaza, atēher ēshtē padrejtēsi.Bazat udhtarake besoj qē i din, trupa nē terren nuk do ketē, atēher ka gjasa tē jet plotēsisht e realizueshme pēr tu konkretizuar plani ushtarak.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje