Rëndohet bilanci, mbi 9.500 të vdekur nga tërmeti në Turqi dhe Siri

8 Shkurt 2023, 10:40Bota TEMA

Rëndohet bilanci, mbi 9.500 të vdekur nga tërmeti në Turqi

Të paktën 7 mijë e 108 persona kanë mbetur të vdekur në Turqi dhe 2 mijë e 530 të tjerë në Siri, në një bilanc tragjik pas tërmetit shkatërrimtar, me magnitudë 7.8 në shkallën Rihter, të ndodhur më 6 shkurt 2023, i cili goditi rajonin e Gaziantepit, në kufirin mes dy vendeve.

Prej dy ditësh, ekipet e kërkim-shpëtimit kanë punuar pa lodhje për gjetjen e të mbijetuarve nën rrënojat e qyteteve thuajse të rrafshuara, por më së shumti, ata të cilët janë gjetur, kanë qenë trupat e vdekur të njerëzve, për të cilët ka frikë të madhe se mund të jenë edhe më të shumtë.


Në shifra zyrtare, më shumë se 35 mijë persona janë plagosur në Turqi, kur të prekur në bazë të raportimeve nga organizata jo-qeveritare, mendohet se mund të jenë mbi 20 milionë njerëz.

Presidenti turk ka shpallur ndërkohë tre muaj gjendje të jashtëzakonshme, në 10 rajonet e goditura nga tërmeti.

 

Lini një Përgjigje