Kim Jong Un shfaqet për herë të parë me vajzën dhe gruan në një banket ushtarak, mesazhi i fshehtë që përcjell

8 Shkurt 2023, 10:25Bota Nga Eduard Zaloshnja

Kim Jong Un shfaqet për herë të parë me vajzën dhe

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un ka zgjedhur që në banketin për 75 vjetorin e themelimit të Ushtrisë Popullore Koreane të shfaqet krah bashkëshortes dhe një vajzë 12-vjeçareje, që mendohet të jetë vajza e tij.

Referuar mediave ndërkombëtare, një vendim i tillë i Kim Jong Un shihet si një tregues se si po përpiqet që të prezantoj para popullit pasardhësin e tij, në një regjim familjar autoritar që daton dekada më parë.

Vajza, që besohet të jetë fëmija i dytë i Kim, Ju Ae, është rreth 12 vjeç dhe u pa teksa po ecte krah për krah me Kim dhe gruaja e tij, Ri Sol Ju. Kjo “paradë” u shoqërua me duartrokitje nga oficerët e pranishëm.

Leif-Eric Easley, një profesor në Universitetin Ewha në Seul tha se kjo paraqitje ka mesazhe të fshehura.

“Duke përfshirë në mënyrë të dukshme gruan dhe vajzën e tij, Kim dëshiron që qytetarët brenda dhe jashtë vendit të shohin dinastinë e familjes së tij dhe ushtrinë e Koresë së Veriut si të lidhura në mënyrë të pakthyeshme”, tha ai.

Sundimi i familjes Kim në Korenë e Veriut shtrihet në vitin 1948, kur Kim Il Sung erdhi në pushtet pas Luftës së Dytë Botërore. Kur ai vdiq në vitin 1994, djali i tij Kim Jong Il mori kontrollin e vendit. Kim Jong Un erdhi në pushtet në dhjetor 2011 pas vdekjes së Kim Jong Il, babait të tij.

1 Komente

  1. a
    anti25642654censurë

    a thu dhe rama bën të njëjtën politikë kur na paraqet lindën e zahon??nuk ma merr mënja!! ai e bën vetëm për gallatë!!

    Lini një Përgjigje