Rusia arreston gazetarin amerikan, akuzohet për spiunazh

30 Mars 2023, 13:40Bota TEMA

Rusia arreston gazetarin amerikan, akuzohet për spiunazh

Një gazetar amerikan që punon për “The Wall Street Journal” është arrestuar në Rusi me dyshimin për spiunazh, sipas shërbimit të sigurisë FSB.

Evan Gershkovich, një reporter me përvojë, punonte në Yekaterinburg.

“Wall Street Journal” ka shprehur shqetësime për sigurinë e tij dhe ka mohuar me forcë akuzat ndaj gazetarit.

Kremlini pretendoi se gazetari ishte kapur në flagrancë ndërsa FSB tha se e kishte ndaluar për aktivitete të paligjshme dhe se reporteri kishte vepruar sipas udhëzimeve të SHBA duke mbledhur sekrete shtetërore.

Shkrimi i fundit i Gershkovich këtë javë raportonte mbi ekonominë në rënie të Rusisë dhe se si Kremlini duhej të përballej me shpenzimet ushtarake duke ruajtur shpenzimet sociale.

2 Komente

  1. E
    Emigrant

    Ky eshte me fate sepse do dali nga burgu il por keq jane ata gazetaret qe spelqen regjimi naxist ne ukrain Ata kur kapin gazetar qe su pelqen i vrasin dhe thon i vrau rusia

    1. A
      Avokat Ngjela qe nuk ka fituar asnje gjyq.

      Shumica e spiune ve ne bote se per Ameriken as qe behet fjale punojne nen petkun e gazetarit, cfare ka ketu per t'u habitur.

      Lini një Përgjigje