Rusia dëbon 34 diplomatë francezë

18 Maj 2022, 14:23Bota TEMA

Rusia dëbon 34 diplomatë francezë

Rusia ka dëbuar 34 diplomatë, në një shenjë hakmarrëse ndaj Francës, sipas një deklaratë të ministrisë së jashtme, shkruan The Guardian.

Në përgjigje, ministria franceze e punëve të jashtme dënoi vendimin e Rusisë për të dëbuar stafin e saj nga ambasada e Moskës. Muajin e kaluar, Franca dëboi 35 diplomatë si pjesë e një vale dëbimesh me më shumë se 300 diplomatë të dëbuar nga kryeqytetet europiane.

Më pas, ministria e jashtme franceze shpalli gjashtë agjentë rusë që hiqeshin si diplomatë si “persona non grata” pasi një hetim i inteligjencës arriti në përfundimin se ata po punonin kundër interesave kombëtare të Francës.

Lini një Përgjigje