Rusia e pranon se përdor ushtarë koreano-veriorë në luftë kundër Ukrainës

27 Prill 2025, 14:30Bota TEMA
Rusia e pranon se përdor ushtarë koreano-veriorë në

Rusia e ka pranuar për herë të parë se ka dërguar ushtarë të Koresë së Veriut në betejën për t’i zmbrapsur forcat ukrainase nga rajoni i Kurskut, pasi ushtria ukrainase kreu një inkursion të papritur matanë kufirit me Rusinë verën e kaluar.

Ministria e Jashtme e Rusisë tha të shtunën se e njeh “kontributin e rëndësishëm” të ushtarëve koreanoveriorë në përpjekjet ushtarake të Moskës.

Duke cituar Traktatin për Partneritetin Strategjik midis Rusisë dhe Koresë së Veriut nga 4 dhjetori i vitit 2024, Ministria tha se “një faqe e re është shkruar në analet e lavdishme të vëllazërisë ushtarake të popujve rus dhe korean”.

“Ushtarët e Ushtrisë Popullore të Koresë… luftuan krah për krah, në të njëjtën llogore, dhe derdhën gjak me ushtarët dhe oficerët tanë në rajonin e Kurskut dhe dhanë një kontribut të rëndësishëm në çlirimin e tokës ruse nga armiku pushtues”, tha ajo.

Gjenerali Valery Gerasimov, kreu i Shtabit të Përgjithshëm të Rusisë, i tha presidentit Vladimir Putin në një video-konferencë se ushtarët koreanoveriorë kanë dhënë kontribut të rëndësishëm në “çlirimin” e rajonit nga ushtarët ukrainas.

Me këtë Rusia e pranoi atë që zyrtarët ukrainas dhe perëndimorë e kanë thënë prej kohësh: se Pheniani dërgoi mijëra ushtarë për të luftuar përkrah forcat ruse në pushtimin e plotë të Ukrainës nga Moska, i cili tani është në vitin e tij të katërt.

Zyrtarët amerikanë thanë se më shumë se 11.000 ushtarë koreanoveriorë morën pjesë në luftë dhe pësuan humbje të mëdha.

Gerasimov tha se misioni korean ishte në përputhje me marrëveshjen e partneritetit midis dy vendeve.

Rusia thotë se i ka zmbrapsur forcat ukrainase nga shumica e Kurskut, megjithatë Kievi thotë se forcat e tij po qëndrojnë ende në rajonin rus.

Ka pasur shqetësime ndërkombëtare se Rusia po i ofron Koresë së Veriut teknologji për dronë në këmbim të ndihmës të konsiderueshme ushtarake.

Gjithashtu ka pasur një forcim të madh të marrëdhënieve midis Moskës dhe Phenianit që nga nisja e pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia në vitin 2022.

Përveç dërgimit të ushtarëve, Koreja e Veriut e ka furnizuar Moskën gjithashtu edhe raketa me rreze të shkurtër, artileri të automjeteve dhe raketahedhës, sipas ushtrisë së Koresë së Jugut./ REL

3 Komente

  1. V
    Vend i mbaruar

    Do pushtojne keta Evropen. Hahahaha vend i mbaruar nuk po ha dot nje vend me ushtri te lodhur. Kur thone po lufton kundra NATO. Te futet NATO ne Ukraine i shkerdhen robt i shkrin per nje jave. Mbaj mend kur kjo ushtri byhtqimash u fut ne Prishtine dhe mori Aeroportin e Prishtines. I thane amerikaneve ca te bejme? Lerini thane mire jane ne Aeroport. Per nje jave dolen nga Aeroporti dhe lypnin buke se ju mbaroi. Edhe ne Siri vajten me furra buke, ja kush eshte Rusia o plehra sllave pro ruse shqipfolese qe na cani karin ketu te Tema. Merr ushtare borxh. Nisuni kurva ndihmojeni idhullin tuaj ne Rusi se po merr ushtare borxh.

    Përgjigjjuni
    1. M
      Muc Xhepa, diplomat karriere, prozator

      E ke gabim zoteri, Ukraina eshte nje poligon ku testohen armet dhe sterviten ushtrite per lufterat e ardheshme ne kete kontekst koreano verioret kane shkuar me deshiren e tyre per te mesuar luften moderne dhe kane treguar qe jane te afte ne fushen e betejes se paku keshtu eshte pronocimi i komandos se Natos pastaj te dy shtetet kane nenshkruar nje marreveshje bashkepunimi qe te dy shtetet detyrohen ti japin ndihme ne rast lufte. Degjojini me me vemendje analizat e Dritan Demiraj dhe Dritan Goxhaj

      Përgjigjjuni
      1. M
        Muc loqia

        Me rot kari se tu se ben nena …po behet fjale per shume debil njeri , ….kupton se cshkruan ?? Apo je autik ?? Ne vend te truve ne kok ke kasht e byk … Ushtaret koreano veriore nuk gjenden ne Rusi , por ne Ukraine ….luftojne krah per krah me ruset ….ketu kerkohet arsyeja nga OKB ja se clidhje kane koreano verioret me nderhyrjen ti ne trgon kerllikun qe te ka mbire ne kok …..ik o bythqir se je bere i peshtire , na ke hapur barkun …yyyyyt plere

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje