Rusia i premton Bjellorusisë raketa bërthamore “Iskander-M”

26 Qershor 2022, 09:17Bota TEMA

Rusia i premton Bjellorusisë raketa bërthamore

Rusia do të furnizojë Bjellorusinë me raketa të afta për të mbajtur koka bërthamore pasi presidenti u ankua për fluturimet e NATO-s me armë bërthamore që po afroheshin pranë kufirit me Bjellorusinë.

Presidenti, Vladimir Putin, e bëri njoftimin teksa priti liderin bjellorus, Aleksandër Lukashenko në Moskë.

“Në muajt e ardhshëm, ne do të transferojmë në Bjellorusi sistemet e raketave taktike Iskander-M, të cilat mund të përdorin raketa balistike ose të lundrimit, në versionet e tyre konvencionale dhe bërthamore”, tha Putin.


Në takim, Lukashenko shprehu shqetësimin për politikat “agresive”, “konfrontuese” dhe “pranuese” të fqinjëve të Bjellorusisë, Lituanisë dhe Polonisë.

Ai i kërkoi Putin-it të ndihmonte vendin e tij për të marrë një “përgjigje” ndaj atyre që ai tha se ishin fluturime me armë bërthamore nga aleanca e NATO-s e udhëhequr nga SHBA-të pranë kufijve të Bjellorusisë.

Putin ofroi përmirësimin e avionëve luftarakë bjellorusë për t’i bërë ata të aftë për të mbajtur armë bërthamore në mes të tensioneve në rritje me Perëndimin mbi Ukrainën.

Presidenti rus disa herë i është referuar armëve bërthamore që kur vendi i tij pushtoi Ukrainën më 24 shkurt.

Moska ka pretenduar se NATO ka planifikuar të pranojë Ukrainën dhe ta përdorë atë si një platformë për të kërcënuar Rusinë.

1 Komente

  1. F
    Fisnik

    2 aleatët strategjikë të Serbisë. 2 aleatët strategjikë të Vuçiçit, aleatit strategjik të Ramës! Kush po aktron?

    Lini një Përgjigje