Rusia miraton projekligjin që i lejon të mbyllë mediat perëndimore në Moskë

25 Maj 2022, 11:10Bota TEMA

Rusia miraton projekligjin që i lejon të mbyllë mediat

Parlamenti rus miratoi të martën një projektligj që u jep prokurorëve kompetenca për të mbyllur zyrat e mediave të huaja në Moskë nëse një vend perëndimor ka qenë “jomiqësor” ndaj mediave ruse.

Ky veprim vjen pas mbylljes së disa mediave shtetërore ruse në zonën Perëndimore.

Projektligji i miratuar nga dhoma e ulët e parlamentit, ndalon gjithashtu shpërndarjen e artikujve ose materialeve të tjera nga media që janë mbyllur nga prokuroria.

Gazetarëve të një organizate mediatike që konsiderohet si shkelës sipas projektligjit do t’u hiqet akreditimi i ministrisë së jashtme.

Këto gazetarë nuk do mund të punojnë më në Rusi, raporton Reuters.

Projektligji i ri shton sfidat me të cilat përballen mediat e huaja pasi Rusia në mars miratoi një ligj që penalizon atë që e quajti përhapjen e lajmeve “të rreme” për ushtrinë e saj.

Në mars, Presidenti Vladimir Putin nënshkroi një ligj për një dënim me 15 vite burg për përhapjen e qëllimshme të lajmeve “të rreme” rreth ushtrisë, duke nxitur disa media perëndimore të tërheqin gazetarët e tyre nga Rusia.

1 Komente

  1. K
    Komentator Politik ????????

    Apple, mcdonald, stracbuck, janë larguar si shkak i konfliktit, por në të vërtet jeta është normale në të gjith federationin e Rusis, ndaj delokalizime të tilla jan tē demeshme per ekonomin pasi shum puntor humbin vëndin e punës në një koh që shpërblimi për instalimin e tyre aty është kryer.Sot kjo kuptohet se nëse martohesh dhe pas disa muajsh njëri nga të martuarit të sëmuret., ku tjetri kerkon divorcin.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje