Rusia vazhdon përpjekjet për të rrethuar qytetet kryesore në Ukrainë

25 Maj 2022, 10:19Bota TEMA

Rusia vazhdon përpjekjet për të rrethuar qytetet kryesore në

Fshati pas fshati, qytet më qytet, forcat ruse bombardojnë, rrethojnë, më pas pushtojnë zonat në Ukrainë. Ndërkohë, guvernatori i rajonit të Luhanskut tha se rusët po i afroheshin pozicioneve të tyre nga të gjitha anët.

Sergei Haidai shkroi në rrjetet sociale se bombardimet po shtoheshin gjithnjë e më shumë.


“Ushtria ruse ka vendosur të shkatërrojë plotësisht Severodonetsk”, shkroi guvernatori.

Rrethimi i këtij qyteti, streha e fundit ukrainase në bregun lindor, duket se është strategjia aktuale e rusëve.

Lini një Përgjigje