Vrau 21 persona në një shkollë fillore: Autori në Teksas tallej nga shokët e klasës, armët i kishte blerë për ditëlindje

25 Maj 2022, 09:31Bota TEMA

Vrau 21 persona në një shkollë fillore: Autori në Teksas

Detaje të reja kanë dalë në dritë rreth adoleshentit në Texas që hapi zjarr në një shkollë fillore duke u marrë jetën të paktën 21 nxënësve dhe duke plagosur dhjetëra të tjerë. 

Sipas raportimeve, 18-vjeçari vjen nga një familje e varfër dhe është përballur shpesh me bullizmin për mënyrën sesi vishej.

Një shok klase i tij ka treguar për CNN se si ai dhe Salvador Ramos, 18 vjeç, autori i masakrës, kishin filluar të krijonin miqësi me njëri-tjetrin dhe se kishin luajtur dhe Xbox bashkë.

Ramos i lutej prej disa javësh të takoheshin për të luajtur XBox, kurse 4 ditë përpara ngjarjes së rëndë i kishte dërguar foto të armëve.

“Më dërgoi foto të armëve dhe një çante plot me fishekë. E pyeta, shoku për çfarë i ke këto? Më tha: Mos u shqetëso”, tregon miku i tij sot.

Ai tregoi se Ramos nisi të vinte gjithnjë e më pak në shkollë pasi nxënësit e tjerë e tallnin për mënyrën sesi vishej dhe për mundësitë ekonomike të familjes së tij. 

Më pas, ai filloi punë në një biznes afër zonës ku banonte dhe kolegët e tij e kanë përshkruar si njeri të qetë dhe jo social.

“Më dërgonte mesazhe ndonjëherë,” tregon ish-shoku i tij i klasës.

Ramos, i cili është me origjinë nga Dakota e Veriut dhe kohët e fundit ishte transferuar në Teksas, raportohet se kishte blerë dy pushkë për 18-vjetor, disa ditë më parë. 

3 Komente

  1. V
    Vranakonti

    Shume njerez tallen me nje njeri qe eshte fukara ose nen nivelin e nevojshem te jeteses. Ai qe tallet nga te tjeret, zihet ngusht dhe bene lufte me sedren e tij,me durimin e tij,por vjen nje moment qe durimi kalon kufirin dhe arrin atje ku arriti sot adoleshenti qe vrau 21 femije.Shpesh te varferit jane nen trysnin e bullizmit te te pasurve. Ata gjejne rrugen me te shkurter dhe perfundojn ne hakmarrje duke vrare njerez me arme.

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dhjeschechenet

      Nje Monster tipik kryqali, thuhet qe eshte adhurues i janulles

      Përgjigjjuni
      1. b
        beni

        CMENDURIA NUK KA FUND,STOP SHITJES SE ARMEVE NEPER DYQANE SIKUR SHITEN CIGARE

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje