Rusia shënon ditën e 600-të të luftës qër kur nisi pushtimin e Ukrainës

16 Tetor 2023, 15:02Bota TEMA

Rusia shënon ditën e 600-të të luftës qër kur nisi

Rusia ka sulmuar Ukrainën me raketa, dronë, sulme ajrore dhe artileri mëngjesin e 16 tetorit, në ditën e 600-të që kur Rusia nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës.


Ushtria e Ukrainës raportoi se Rusia ka lëshuar dhjetë raketa dhe 12 dronë kamikazë, me forcat ajrore që raportuan se kanë rrëzuar dy raketa që shënjestronin në veri dhe lindje të Ukrainës. Njëmbëdhjetë nga dronët, shumica që shënjestronin perëndimin e Ukrainës, janë rrëzuar, thanë forcat ajrore ukrainase.

“Fatkeqësisht ka të vrarë dhe të plagosur në mesin e civilëve”, tha ushtria ukrainase pa ofruar shifra për të vrarët.
Filip Pronin, guvernator në rajonin lindor të Polltavës, tha se tre civilë janë hospitalizuar pasi ky rajon u godit me dronë dhe raketa. Ai shtoi se ka dëme edhe në disa shtëpi private.

Rusia po ashtu ka kryer sulme me artileri në rajonin jugor të Zaporizhias, raportuan autoritetet rajonale. Disa ndërtesa banimi janë dëmtuar dhe një grua e moshuar raportohet se është plagosur.

Në zonën e Avdijivkës në rajonin lindor të Donjeckut, forcat ukrainase kanë “zmbrapsur mbi 15 sulme të armikut”, tha ushtria ukrainase.

Ukraina raportoi se po vazhdon të mbrojë lindjen dhe jugun e vendit kundër sulmeve ruse, përderisa kundërofensiva ukrainase po vazhdon në juglindje në drejtim të Melitopolit dhe Zaporizhia./REL

5 Komente

  1. P
    Prroji Thate

    Rusia eshte drejt gremines, pritet te fillojne revoltat, lufte civile ne disa republika qe mbahen me force nga Rusia.

    Përgjigjjuni
    1. E
      Erdokurves me rroçke ballit

      Pirth pirth prroji se lirohesh

      Përgjigjjuni
      1. A
        Andreas

        Lere duhanin dhe rakine!

        Përgjigjjuni
        1. a
          anti25642654censurë

          andreas,e dimë që nuk je përdorues rakie,bile as duhanin nuk e përdor qëkur babai tënd putani e ndaloi dhe në vënde të hapura!vodka të bën mirë sidomos ajo që ju japin juve të nivelit përtokë,ose zvarranik!!në bythë do ta ketë putana o bir putini,por sipas kësaj që po shohim!?do ta hanë dhe rusët!!dhe më e keqja është se do ta hanë nga ata që i quajnë bashkfederues!!duke filluar nga tik tok mjekroshi,biri i putinit ramazon kady!!

          Përgjigjjuni
          1. a
            anti25642654censurë

            andreas,e dimë që nuk je përdorues rakie,bile as duhanin nuk e përdor qëkur babai tënd putani e ndaloi dhe në vënde të hapura!vodka të bën mirë sidomos ajo që ju japin juve të nivelit përtokë,ose zvarranik!!në bythë do ta ketë putana o bir putini,por sipas kësaj që po shohim!?do ta hanë dhe rusët!!dhe më e keqja është se do ta hanë nga ata që i quajnë bashkfederues!!duke filluar nga tik tok mjekroshi,biri i putinit ramazon kady!!e di si ka për ta shitur veten ramazon tiktoku,kur ti vërsulet putanës??njëlloj si mol kadarja,disident bir kurve!!

            Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje