SHBA në kaos, shpërthejnë protestat në mbarë vendin pas vrasjes së 29-vjeçarit

28 Janar 2023, 21:50Bota TEMA

SHBA në kaos, shpërthejnë protestat në mbarë vendin pas

Protestat kanë përfshirë mbarë Shtetet e Bashkuara lidhur me vrasjen e një 29-vjeçari me ngjyrë nga policia, duke rikthyer në kujtesë rastin e George Floyd. Në vend është publikuar edhe videoja e përplasjes së të riut me forcat e rendit, që ka bërë që zemërimi qytetar të thellohet.

Vrasja e 29-vjeçarit me ngjyrë, dalin pamjet e përplasjes me policinë

Në Memfis të Shteteve të Bashkuara janë publikuar pamjet e kamerave trupore dhe atyre të sigurisë, që tregojnë përplasjen fatale të 29-vjeçarit me ngjyrë Tyre Nichols me policinë, që u mbyll me vdekjen e tij.

Presidenti Joe Biden ka reaguar duke i bërë ngushëllimet e tij familjarëve të viktimës dhe duke shprehur shpresën që brutaliteti i policisë të marrë fund sa më shpejt.

Me të njëjtin qëllim, për të bërë thirrje për fundin e keqtrajtimit të minoriteteve, njerëz të shumtë kanë dalë në protestë në qytete të ndryshme të Shteteve të Bashkuara.

Zemërimi i komunitetit me ngjyrë po rritet teksa gjithnjë e më shumë pjesëtarë të tij po vriten nga policia, e cila nuk po reformohet.

Manifestimet janë shtrirë në Uashington, Boston, Sakramento, Atlanta, Eshvill, Filadelfia, Providens dhe Dallas, me protestuesit që kërkonin drejtësi për Nichols.

3 Komente

  1. D
    Deglisi

    Nuk eshte ne kaos Amerika

    1. E
      E verteta dhemb....

      Me kujton nje korrakoamerikon (ndoshta turku shqipfoles "Rrahi-mondi" a ndonje tjeter) ketu ne site,kur shkruante jo shume kohe me pare se: "....u indinjova me policin kur ndryshoi sjellie dhe qendrim ndaj meje ne kontrollin rutine te dokumentave kur pa se nena ime ne passaport kishte emer arab....!!!!! Nuk e doja veten,fillova ta urrej policin amerikon per rracismin e tij ndaj familjes teme.....".....ishin keto fjalet e tourkoalvanos-it qe ishte bo "amerikanos".

      1. t
        tartarini

        Policia americane eshte nder me te mirat ne bote por politikanet e korruptuar se bashku me FBI kane krijuar nje ambjent te veshtire per punen e tyre dhuke nxjerre nga burgu te denuarit dhe inkurajuar ata se jane te mbrojtur nga ligji edhe nqs bejne shkelje te tij per shkak te ngjyres, gjatesise, peshes, gjinise etj,etj............

        Lini një Përgjigje