Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un i ka dërguar një mesazh presidentit rus, Vladimir Putin për ditëlindjen e tij të 72-të, duke e cilësuar atë “shok të ngushtë”.
Kim shprehu besimin se marrëdhëniet mes dy vendeve do të përmirësohen dhe ngrihen në një nivel të ri.
Marrëdhëniet mes Phenianit dhe Moskës janë forcuar që nga fillimi i luftës në Ukrainë, një zhvillim që ka shqetësuar Perëndimin.
Kim njoftoi se vendi i tij do të përshpejtojë përpjekjet për t'u bërë një superfuqi ushtarake me armë bërthamore.
Media shtetërore e Koresë së Veriut, KCNA raporton se Kim e vlerësoi miqësinë mes dy vendeve si “të pathyeshme dhe të përjetshme”, duke iu referuar vizitës së Putinit në Phenian në qershor.
Ai theksoi se takimet dhe lidhjet miqësore do të kontribuojnë pozitivisht në forcimin e marrëdhënieve DPRK-Rusi.
më në fund dhe voglushi kim gjeti një shok të ngushtë!xhaxhi ladin!!tashti ju thotë gjithë shokëve të kopështit se "xhaxhi ladi është shoku iim më i ngushtë",pavarsisht se nuk mburret dot e të thotë "xhaxhi laadi është shumë i madh,i fortë,dhe i qut"!!në fakt xhaxhi ladi është xhuxh,i dobët dhe budallë,por prapë është xhaxhi në moshë!