“S’kanë para”, Orban për propozimin e BE-së për shpenzime të mëdha ushtarake: Do të shkatërrojë Evropën

7 Mars 2025, 11:23Bota TEMA
“S’kanë para”, Orban për propozimin e BE-së

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, ka ironizuar një plan të ri ambicioz midis vendeve të BE-së për të shpenzuar shuma të mëdha shtesë për mbrojtjen, duke thënë se ai mund të "shkatërrojë Evropën".

Sipas mediave të huaja, presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, thotë se një propozim i quajtur REARM Europe mund të "mobilizojë" deri në 800 miliardë euro.

Por Orban, duke folur në radion shtetërore këtë mëngjes, tha: “Nëse tani SHBA heq dorë nga financimi i luftës, pse 26 vendet e tjera anëtare të BE-së do të kishin një shans për ta çuar këtë luftë deri në fund?”

"Sot duket se kam vënë veton. Por brenda javësh ata do të kthehen dhe do të rezultojë se nuk ka para për këto qëllime", tha më tej Orban.

Ai shtoi se mënyra përmes së cilës BE dëshiron të mbështesë Ukrainën, duke rritur gjithashtu shpenzimet e mbrojtjes të Evropës, do ta "shkatërronte Evropën".

Orban, i cili ka refuzuar të dërgojë armë në Ukrainë që nga fillimi i luftës dhe ka mbajtur marrëdhënie të ngushta me Moskën, tha se në vend që të zgjasë luftën, Evropa duhet të mbështesë bisedimet e paqes të Donald Trump. 

5 Komente

  1. C
    Celo Mezani

    Putin: Spasibo tovarishch Orban

    Përgjigjjuni
    1. K
      Krasnovi

      Pse nuk e perjashtojne Hungarine nga BE-ja ? Ose pse nuk iken vete ashtu si Anglia?

      Përgjigjjuni
      1. V
        Vk muhabet BE

        Keta bythqimat pse nuk largohen nga BE po paten bythe? Gabimi fatal i BE ishte pranimi i vendeve te mbaruara. BE duhet te ishte Gjermani, France, Angli, Itali dhe te kishte rregulla shume te forta per tu pranuar. Vajten futen republika banannesh pa pike teknologjie dhe ben qe te largohej Anglia.

        Përgjigjjuni
        1. I
          Ilir

          Ne BE duhet te rrijne vendet qe duan, qe kane deshire. Turqia ka gjysem shekulli qe pret e pret. Shqiperia 35 vjet. Moldavia, Gjeorgjia, vete Ukraina qe po masakrohet per kete deshire . Hungaria harroi 1956...PERDHUNIMIN rus qe ju be? Nese ka nostalgji per ate PERDHUNUESIN, le te marre Vucic - in bashke me serbet e te shkojne ne picke te matrioshkes ruse,e te rrijne ne pushtet deri sa te vdesin. Por te mos flirtojne mé me BE, sic kane bere kur ishin me Rusine perpara, dhe sic e kane zakon, si kurvat e martuara.

          Përgjigjjuni
        2. N
          Nardi

          E vereteta dhemb o torollake qe sdini se çfare flisni.Parate po ja ha korrupsioni dhe Arabet qe kane me vite pa punuar dhe tallen me ata qe paguajne taksa e bejne nga dy pune.Europa ka nevoje per me shume Oranan qe te shpetoje nga tatepjeta qe ka mare.Ursula eshte me keq se Merkeleshi.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje