
Mundësia e një ‘skenari korean’ është prezantuar si një alternativë e mundshme për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, teksa ekspertë të ndryshëm kanë dalë në krah të saj dhe të tjerë janë shprehur kategorikisht kundër.
Skenari korean i referohet një armëpushimi që i ndaloi armiqësitë mes kombeve në vitin 1953, por realisht nuk ka pasur kurrë një traktat për t’i dhënë fund konfliktit midis Koresë së Veriut dhe asaj të Jugut.
Ndërsa gadishulli Korean u nda në Jugun demokratik dhe Veriun komunist, në Ukrainë shihet mundësia e ndarjes mes Ukrainës Perëndimore dhe asaj Lindore, pasi Rusia ka pikën e saj më të fortë në rajonin e Donbasit, ku shumica e popullsisë flasin rusisht.
Në një artikull në The Washington Post më 2 qershor, gazetari amerikan David Ignatius tha se Presidenti i SHBA Joe Biden e ka kuptuar tashmë se alternativa për ta zgjidhur këtë konflikt me bisedime diplomatike mund të mos jetë e mundshme, gjë që sipas gazetarit do ta shtyjë atë të fillojë “pazare të fshehta” me Rusinë.
Kjo pikëpamje është përforcuar edhe më tej gjatë konferencave në maj dhe qershor të mbajtura nga zyrtarë të lartë të administratës amerikane që sinjalizojnë një ndryshim në tonin e debatit në Uashington për sa i përket luftës.
Ndërkohë, presidenti Biden përmblodhi qasjen e administratës së tij në një artikull për The New York Times më 31 maj me titullin, “Çfarë do dhe nuk do të bëjë Amerika në Ukrainë”.
Ndër të tjera, ai tha se qëllimi i Shteteve të Bashkuara ishte “një paqe e negociuar”.
Perëndim vs. Lindje
Përfundimi i Luftës së Koresë në 1953 u pa si humbje nga shumë njerëz, por sot Koreja e Jugut është një nga vendet më të zhvilluara ekonomikisht në botë.
Kjo mund të jetë perspektiva për një Ukrainë të pas-luftës, tha Ignatius.
Megjithatë, sipas tij, pjesa perëndimore e Ukrainës nuk ka shumë shanse të përsërisë “mrekullinë ekonomike” të Koresë së Jugut, nëse kemi parasysh atë që ekspertët thonë rreth korrupsionit të regjimit në Kiev dhe mungesës së daljes në det pas ndarjes së supozuar të vendit.
Për më tepër, një pjesë e shtetit që është tejet e pasur me minerale dhe ku është përqendruar një potencial madhor industrial, do të kalonte nën kontrollin e Federatës Ruse.
Dhe sipas Ignatius, “Ukraina Perëndimore do të bëhej një kontribuues i lëndës së parë dhe i fuqisë punëtore të lirë për Poloninë dhe pjesën tjetër të BE-së”.
Skeptikët
Kjo është arsyeja përse shumë kritikë të ‘skenarit korean’ e shohin atë si një ‘thikë me dy presa’ dhe një opsion jo-të mirë për Ukrainën e cila do të rrezikonte të humbte pika strategjike, daljen e saj në det por edhe rezerva natyrore që janë esenciale për zhvillimin ekonomik të vendit – sidomos pas luftës ku rimëkëmbja dhe rikonstruktimi i vendit do të kërkojnë energji maskimale.
Të tjerë i frikësohen Rusisë, duke ngritur shqetësimin se Putin nuk do të ndalojë me kaq.
Ata e shohin skenarin korean si asgjë më shumë e asgjë më pak se fillimin e një ‘luftë të pafundme’.
Njëri prej tyre është edhe këshilltari i presidentit ukrainas, Mykhailo Podoliak, i cili tha për BBC se kjo do të ishte një zgjidhje shumë e keqe pasi “Rusia nuk është Koreja e Veriut. Federate Ruse nuk do të ndalonte në mes me Ukrainën. Mbarimi i njërës luftë do të niste tjetrën. Një luftë e gjatë dhe e pafundme.”
Në çdo rast, diçka është e sigurt – që tashmë faktori kryesor që i shtyn Shtetet e Bashkuara të organizojnë negociata është situata e krizës ushqimore globale, pasi askush nuk e priste që bota do të ishte në prag të urisë për shkak të këtij konflikti.
Kjo mund të jetë arsyeja kryesore për nevojën imediate për një zgjidhje, qoftë ajo koreane apo një tjetër, për luftën e pamëshirshme mes Rusisë dhe Ukrainës.
NUK KA PER TE NDODHUR1
çështja "korea"! në atë luftë civile "nuk u përzie" askush tjetër!!ashtu si në luftën e spanjës"nuk u përfshi" askush thetër! këta që "nuk u përfshinë" nuk kërcënuan askënd për me këtë apo atë pasojë!! u bënë luftërat civile dhe mbetën atje ku u bënë!! sot kemi një skenar tjetër! një shtet bërthamor,më i fuqishmi,para se të fillojë agresionin,e padeklaruar asnjëherë deri tashti,ndaj një shteti fqinjë,kërcënon në radhë të parë pothuajse tërë botën,direkt e indirekt,naton dhe tërë botën mbarë,me zhdukje bërthamore!! një shtet që nuk i përmbahet kontratave që ka nënshkruar,një shtet(një diktator)që pretendon se gjithë bota,në një apo në një tjetë mënyrë,historikisht,politikisht a çmëndurisht,i takon atij!!dhe se ky diktator mund të bëjë çtë dojë dhe kur ta dojë! mjafton që të arsyetojë idiotësinë e tij me një idiotësi më të madhe!! mendova se në artikull nuk do të përmëndej shkaku përse po mbështetet ukrain dhe se përse nuk ka për tu bërë kompromis pa u larguar dhe ushtari i fundit nga shteti ukrains i pranuar me kufijt e tij në vitin 1994 në budapest dhe nga rusia vetë!! "Të tjerë i frikësohen Rusisë, duke ngritur shqetësimin se Putin nuk do të ndalojë me kaq."kjo është arsyeja se përse nuk duhet të ketë ndarje të ukrainës në "kore" veriu a jugu!!kjo është arsyeja përse duhet respektuar e drejta ndërkombëtare e vendosur pas L2B!! kjo është arsyeja që nuk mund të pranohet që të jesh i shantazhuar nga një gangster i çmëndur! sepse ai nuk do të ndalet asnjëherë! sepse shëmbullin e atij do ta ndjekin gangsterë të tjerë! sepse po pranove shantazhin e gangsterin duhet ta hedhësh vallen si e do ai!! sepse një gangster nuk ngopet kurrë,sepse një gangster nuk i fiton paret me djersë! sepse një gangster rron me djersën e dikujt tjetër!! fati i keq i këtij gangsteri është se të tjerët i kanë bolet më të mëdha dhe mbi të gjitha me qoshe!! gazetarë a analistë të tillë shkruajnë o thjeshtë për të shkruar,o janë idiotët e dobishëm që ju duket vetja të zgjuar!! L2B,pati nga 60-100 mln të vrarë!! nga këta vetëm 10% janë "gangsterë" të vrarë,por megjithëse gjithë bota humbi,si në jetë njerzore dhe vlera materiale, sa asnjëherë në historinë njerzore,prapë ajo fitoi jashtëzakonisht shumë!! nuk ka periudhë të historisë njerzore,që të ketë përparuar kaq shumë,në popullsi,në ekonomi,kulturë,shkencë,se nga pas L2B deri më sot!! kjo periudhë lulëzimi ka arritur kulmin pas mbarimit të LF(luftës së ftohtë)!po ta marrim këtë periudhë të ndarë,atëherë mund të themi se lulëzimi ka qënë dhjetë herë më i madh! i vetmi shtet që nuk ka përfituar nga kjo periudhë është gangsteri sotëm! RUSIA!! ajo nga një raport, superfuqi me vëlla të varfër,BRSS-Kinë,po i lutet të këthehet në këlysh,çiuaua,i kinës!! dhe tërë fajin "gangsteri" rus ja hedh perëndimit dhe jo vetvetes! jo marrëzisë së tijë për madhështi!! fjala e sekraetarit të mbrojtjes austin "do ta çojmë rusinë në atë gjëndje,që të mos i shkojë në mëndje të sulmojë asnjë shtet tjetër",dhe e pasuar nga "gafa" e bajden në poloni"një njeri i tillë nuk duhet të drejtojë një shtet",janë "ajo që do të ndodhë",pavarsisht zhgaravinave për të mbajtur njerzit me "muhabet"!!