Vrasjet e punonjësve të Ambasadës izraelite në Uashington, Netanyahu bisedë telefonike me Trump

22 Maj 2025, 22:25Bota TEMA
Vrasjet e punonjësve të Ambasadës izraelite në Uashington,

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka zhvilluar një bisedë telefonike me Presidentin Donald Trump, pas sulmit të sotëm në Ambasadën e Izraelit në Uashington.

Sipas mediave të huaja, lajmin për telefonatën mes liderëve e ka bërë të ditur zyra e kryeministrit izraelit, e cila shkruan se Trump shprehu hidhërim të thellë për vrasjet e dy punonjësve të Ambasadës.

“Presidenti i SHBA-së shprehu hidhërim të thellë për vrasjen tronditëse në Uashington të dy punonjësve të ambasadës izraelite, Yaron Lisinski dhe Sarah Milgram. I bekuar qoftë kujtimi i tyre”, tha zyra e Netanyahut.

Po ashtu, zyra e Netanyahut bëri të ditur se kryeministri falënderoi Presidentin Trump për përpjekjet që ai dhe administrata e tij po bëjnë kundër manifestimeve të antisemitizmit në Shtetet e Bashkuara.

"Kryeministri falënderoi Presidentin Trump për përpjekjet që ai dhe administrata e tij po bëjnë kundër manifestimeve të antisemitizmit në Shtetet e Bashkuara", thuhej më tej në njoftim. 

3 Komente

  1. P
    Putini I famshem

    Qifuti I mire eshte qifut I vdekur, i qelbur.

    Përgjigjjuni
    1. P
      Pet,

      100 vrasje ne Gaza-2 rreshta, ndersa per 2 vrasje ne USA. jane shkruar miliona. Pra , jo cdo jete vleresohet njesoj kudo dhe kurdo.

      Përgjigjjuni
      1. C
        Caracal

        Fuck Hamas

        Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje